Berisha: Liria e mediave në gijotinë!

Nenshtrimi i mediave nga qeveria dhe kronika orëelliane te gazetareve te shtypur jane nje tipar thelbesor i autokracise se Edi Rames.

Ketu me poshte keni reagimin e forte te Prof Artan Fuges ndaj nje rasti tipik te kesaj dukurie, pasqyrimit që iu bë në media inaugurimit te Parkut Zoologjik në Tiranë nga kryeministri Edi Rama.

Ne kroniken e tij gazetari, nga frika e Edi Rames dhe pronarit te tij nuk flet per parkun dhe banoret e tij, kafshet e egra por duke shkelmuar profesionalizmin kthehet i teri ne sherbim te Old Mayer pra te Edvinit.

Ju ftoj ta lexoni statusin e Prof Fuges. sb

Postimi i plotë:

Uaaa çfarë gazetarie!!!

Nuk e le media gazetarin apo gazetaren të raportojë si duhet me profesionalizëm!

Imagjino edhe kur inagurohet Parku Zoologjik në Tiranë, media raporton se çfarë tha kryeministri!

O Zot, ku kemi rrëshkitur!

Po thuaj o gazetar a gazetare cfarë kafshësh ka? A ka kafshë të egra a të buta? A ka tigra, luanër, elefantër, pula, pata, ujq, gomerë, çfarë ka brenda?

Se mos ka edhe shpezë shtëpiake a dhi, dele, e lama se ajo nuk është ferma e kafshëve të Orëellit, por nuk është as vathë a qymez kooperative!

Sa kanë kushtuar?

Ku i kanë gjetur?

Sa vende pune hapen?

Sa lekë është bileta?

Sa na kushton mbajtja?

Me çfarë do t’i ushqejnë?

Sa respektohen të drejtat e kafshëve?

A përfaqësohet e gjithë bota e faunës shqiptare, po ballkanike?

Këto na thuaj a derëbardhë, lërini propagandat t’i bëjë tjetër kush! Raportoni për publikun!

Mund të jetë një imazh i 1 person

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply