Situatë dramatike nga zjarri në Sazan, Çako: Nuk është e nevojshme ndërhyrja me helikopter

Situatë dramatike nga zjarri që ka përfshirë ishullin e Sazanit. Në ishull dëgjohen edhe shpërthime, ndërkohë që janë shkrumbuar pishat shekullore të këtij ishulli.

Në terren janë angazhuar disa forca ushtarake dhe zjarrfikëse, por situata duket shumë e rëndë.

Shqetësuese për forcat e zjarrfikësve, ato të ushtrisë dhe policisë, që janë në terren, mbeten plasjet e municioneve të vjetra që janë hedhur ndër vite.

Ndërkohë, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako nuk e konsideron të arsyeshme ndërhyrjen me helikopter në ishullin e Sazanit që është prej 24 orësh nën pushtetin e flakëve. Në një lidhje telefonike me News24, Çako tha se jo çdo zjarr ka nevojë për ndërhyrjen e një helikopteri. Ai shtoi se situata është në monitorim dhe se shteti është në këmbë.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply