Berisha thirrje shqiptarëve në Diasporë të angazhohen për të shpëtuar dheun e tyre nga narkoshteti

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se me zgjedhjen e Bajram Begajt si President nga Edi Rama, s’do të ketë më asnjë balancë midis pushteteve.

Teksa e quan situatën aktuale më dramatike se kurrë, Berisha tha se zgjidhja është shembja e sistemit të kalbur monist që drejtohet nga Edi Rama.

Kreu i PD i bëri thirrje shqiptarëve në emigracion, diasporë dhe vende të lira që të angazhohen për të shpëtuar dheun e tyre nga narkoshteti i Edi Ramës.

“Me zgjedhjen e presidentit u zhduk gjurma e fundit e balancës midis pushteteve. Natyrisht kjo nuk erdhi brenda një dite, monizmin në shqipëri Rama e rivendosi për mentalitetin e etërve të tij, për vendosjen e monizmit përdori terrorin e dhunën shtetërore, bandat, krimin dhe drogën. Bleu votat e njerëzve dhe largoi mbi gjysmë milioni shqiptarë nga vendi”, tha Berisha.

PRONONCIMI JASHTË SALLËS SË KUVENDIT

Ajo që është më interesante, dalin edhe komunikime të bandës qeveritare të Elbasanit, me bandat qeveritare në vendet e Benelux-it. Unë kërkoj edhe njëherë atë që shtrova në Parlament, sjelljen me urgjencë të marrëveshjeve të ekstradimit në këto vende që po japin kontribut historik në luftën kundër kriminalitetit në Elbasan. Është dramatike situata dhe dëshmitë e anëtarëve të bandës së Elbasanit. Ju garantoj se Taulant Balla Bego Yaris është një personazh familjar i bandës, një anëtar me të gjitha atributet sipas dëshmive të banditëve të anëtarëve të kësaj bande. Dhe kjo përbën një problem shumë serioz për vetë Parlamentin, për vetë shtetin. Unë do insistoj çdo ditë që marrëveshjet e ekstradimit me këto vende të vijnë në Parlament.

Pyetje: Zoti Berisha flisni për 6 ministra, cilët janë këta?

Sali Berisha: Emrat do t’i sjellë drejtësia e vendeve mike, e vendeve partnere. Nuk jam unë zëdhënës i prokurorive të tyre. Unë jam këtu për të deklaruar si politikan shqiptar se marrëveshjet po i pengojnë pikërisht implikimi i politikanëve shqiptarë me bandat atje të cilat kanë bërë kërdinë.

Pyetje: Ka një arsyetim nga Presidenca se dekreti është hartuar në Tiranë dhe firmosur në Stamboll, për presidentin…

Sali Berisha: Ai më ngjau mua me Ali Pashën, trupin në Janinë, kokën në Stamboll.

Mirupafshim!

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply