Meta: Të gjithë e dinë sa normal është Edi Rama, e nxori stjuardesa nga avioni

Presidenti Ilir Meta komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv deklaratën e Ramës që e cilësoi kreun e shtetit ‘kaçak’ pas mbledhjes me Kryesinë e PS. Meta tha se Rama është një njeri pa etikë teksa i kujtoi rastin kur e nxorën nga avioni pas sherrit me stjuardesën.

“Etiketimet që më ka bërë dhe më bën mua nuk më shqetësojnë fare, se të gjithë e dinë se kush është dhe sa normal është. Të arrijë ta nxjerrë policia nga avioni se bën sherre me sduardjesat, kuptojeni se çfarë reference e besueshme është ai si person me integritet dhe person me standard të larta etike.

Se si më ka cilësuar mua nuk më shqetëson, se si më shqetësojnë të tjerët nuk më shqetëson fare.

Jam shumë i lumtur që e kam bërë detyrën time me përkushtim maksimal”, tha Meta.

Kreu i shtetit hodhi akuza edhe ndaj Lulzim Bashës të cilin e quajti bashkëpunëtor të Ramës për të sulmuar Presidentin.

“Të gjithë e dinë sa normal është Edi Rama. Sa të arrijë ai të nxirret nga avioni se bën sherr me stjuardesën, duket sa integritet dhe standarde të larta etike ka ai.

S’më shqetëson si më etiketon ai mua. Jam i lumtur që e kam bërë detyrën time me përkushtim maksimal dhe kam vetëm një preukopim, këtë gjë ta bëj deri më 24 korrik.

Ka qenë një presidencë anormale. Jam Presidenti që hyra në atë institucion me më pak kompetenca se çdo President tjetër në Shqipëri.

Nuk kam pasur në krahun tim asnjë institucion të pavarur. Jam minuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëllimshme nga opozita e cila ka qenë në bashkëpunim me Rmaën. Kam bërë maksimumin për të mbrojtur Kushtetutën, pluralizmin politik, interesat e Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply