Sazani në flakë, Rama publikon videon e Çakos duke bërë xhiro me helikopter

Ishulli i Sazanit po shkrumbohet. Situata është dramatike, ndërsa shteti i Edi Ramës si gjithmonë në raste emergjencash po përgjigjet me kazma dhe lopata si në mesjetë.

Kryeministri Edi Rama postoi një video, duke treguar pamjet e Sazanit nga sipër. Në video shihet drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, teksa fluturon në helikopter me syze dhe kufje.

Në fakt helikopteri nuk ka për qëllim shuarjen e zjarreve, por vetëm monitorimin. Çako tha se helikopterët nuk duhen për disa zjarre, për të fshehur kështu faktin se mjetet ajrore janë jashtë funksionit.Por akoma më i rëndë është qëndrimi i Niko Peleshit, ministrit të Mbrojtjes. Para dy ditësh, ai njoftoi në FB se zjarri ishte vënë nën kontroll dhe fajësoi turistët.

“Vihet nën kontroll një vatër zjarri e konstatuar rreth orës 20:00, në jug të Sazanit. Efektivë të anijes së gatshme dhe të ruajtjes së Qendrës së Vëzhgimit Detar shkuan menjëherë për të shuar flakët që dyshohet se mund të jenë vendosur nga turistë,” tha ai.

Kurse një ditë më parë, teksa flakët ishin në kulmin e tyre, sërish nga FB, Peleshi sulmoi kritikët duke thënë se ai dëgjon ekspertët dhe do presë çfarë i thonë ata.

“I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanin është izolimi i vatrave duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth vatrës,” tha Peleshi.

Sot, kur situata është dramatike, ai e pranoi nga FB se jemi përballë një krize.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply