Lavrov: Rusia mbështet projektin e Vuçiç për “Ballkanin e Hapur”

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov nuk mundi të ulet sot në Beograd. Kjo për faktin se tre shtetet, Kroacia, Mali i Zi dhe Bullgaria nuk e lejuan avionin rus të kalonte në hapësirën e tyre ajrore.

Kjo gjë e ka inatosur krahun e djathtë të Vladimir Putinit, i cili ka sulmuar Ukrainën duke vrarë mijëra njerëz të pafajshëm. Në një konferencë online të transmetuar nga Moska, Lavrov e quajti ‘të paimagjinueshëm’ vendimin e disa vendeve për t’i ndaluar atij të fluturojë mbi territorin e tyre dhe të vijë në Serbi.

‘Ndodhi diçka e paimagjinueshme. Shtetit sovran i është hequr e drejta për të ndjekur politikën e jashtme. Aktivitetet ndërkombëtare të Serbisë në drejtimin rus janë bllokuar”, tha Lavrov në një konferencë për media pas anulimit të vizitës së tij në Serbi.

Lavrov tha se nuk është i befasuar nga cinizmi i Perëndimit dhe se e ka bërë të qartë se do të bëjë presion pa sakrifikuar as mjetet më të ulëta.

Duke folur për Aleksandër Vuçiç dhe Serbinë, Lavrov u shpreh se Rusia do të vazhdojë të mbështesë këta. Ministri i Jashtëm rus, ka shprehur mbështetjen për projektin e ‘Ballkanit të Hapur’, që ai e cilëson si një nismë e Aleksandër Vuçiç.

‘Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t’i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur’- tha ministri i Jashtëm rus.

Lavrov deklaroi se Brukseli nuk dëshiron të sigurojë një platformë për Rusinë në Beograd që Moska të paraqesë qëndrimin e saj për një sërë çështjesh rajonale.

Ai vlerësoi gjithashtu se sjellja e Evropës e bën më të vështirë situatën ekonomike për qytetarët e saj.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Mund të jetë një imazh i teksti

About Redaksia

Check Also

Votimi/OKB njeh gjenocidin në Serbenicë, Vuçiç mbulohet me flamurin e turpit

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që njeh gjenocidin në Srebrenicë. …

Leave a Reply