Open Balkan/ Agjencia e njohur e Brukselit: Varhelyi shkon në takim pas mbështetjes ruse

Agjencia e njohur e Brukselit, EurActiv, raporton se Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të marrë pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur një ditë pasi kjo nismë mori mbështetjen e rusëve.

“Njoftimi se Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të marrë pjesë në ditën e dytë të nismës për Ballkanin e hapur, vetëm një ditë pasi Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov u duk se e mbështeti atë, ka shkaktuar zemërim te politikanët dhe analistët në Shqipëri,” shkruan agjencia.

Portali citon analistin Andi Bushati, i cili thotë se: “Ministri i Jashtëm rus pranoi se kjo është një nismë e Vuçiçit dhe e mbështetur nga Moska në kundërshtim me Brukselit. Kemi marrë konfirmimin se Ballkani i Hapur është një interes serb, që i shkon për shtat Rusisë. Rusia thotë se është më mirë që Ballkanit të kontrollohet nga ne, përmes Serbisë, sesa nga Parisi dhe Berlini”.

Kurse deputeti i Partisë Demokratike të opozitës, Tritan Shehu, tha se duhet ndjekur vetëm Procesi i Berlinit dhe jo Ballkani i hapur, të cilin e vlerësoi si një nismë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç me drejtim rus.

“Pra, Brukseli duhet të pranojë, stimulojë dhe mbështesë vetëm projektet evropiane dhe jo ato ruso-serbe,” shtoi ai.

About Redaksia

Check Also

Lubonja: Kemi një bandë të madhe që ka krijuar një sistem për të mbajtur në pushtet Edi Ramën

Analisti Fatos Lubonja në një lidhje Skype me emisionin “Open”, tha se nga dosja Metamorfoza …

Leave a Reply