Reforma Territoriale dështim i paralajmëruar! Alibeaj la jashtë komisionit deputetët e jugut

Anëtarja e Kryesisë së PD, dhe njëherazi deputetja Ina Zhupa ka dalë kundër listës së deputetëve të propozuar nga Enkelejd Alibeaj, për të përfaqësuar PD-në në tryezën për Reformën Territoriale.

Përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale, Zhupa thotë se dështimi është i paralajmëruar, pasi lista e propozuar nga PD përfaqëson vetëm 6 qarqe nga 9 përfaqësues anëtarë në Reformën Territoriale, ndërsa shton se janë lënë pa përfaqësues në komision qarqet e jugut si Gjirokastra dhe Vlora.

“Çfarë halli ka grupi parlamentar me jugun e Shqipërisë?! Çfarë halli ka grupi parlamentar me Lezhën, me Elbasanin, me Kukësin, me Beratin?! Pse elektorati që na ka besuar votën në këto 6 qarqe të papërfaqësuara dhe ku kemi premtuar edhe ndryshimet e reformes territoriale për ti shërbyer atyre, nuk qenka i rëndësishëm?”, shkruan Zhupa.

Reagimi

Dështim i paralajmëruar në përfaqësimin e nevojave dhe interesave të qytetarëve! Grupi Parlamentar i PD përfaqëson vetëm 6 qarqe nga 9 përfaqësues anëtar në reformën territoriale.

Cila ka qënë filozofia e emrave të pëfshirë për tu votuar nesër në komisionin e reformës territoriale nga ana e grupit parlamentar të PD?! Kur ke mundësinë të përfaqësosh 9 qarqe nga 12, dhe ti përfaqëson vetëm 6?!

1- Pa asnjë argument llogjik dhe politik kanë lënë jashtë liste si anëtar të komisionit përfaqësues të zgjedhur të jugut!!

Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër janë të papërfaqësuar nga ana e opozitës. Dy qarqe me probleme të thella në ndarjen territoriale, e kryer posacërisht duke bërë llogari elektorale për Partinë Socialiste, janë konsideruar të parëndësishme për tju dëgjuar zëri nga “elita” e grupit parlamentar. Ndërkohë që prodhojnë vetëm këto dy qarqe me ndarjen e sotme 16 mandate deputetësh! Mjafton tju kujtoj që Konispoli ka qendër qarku Vlorën, 175 km largësi!!!! Nevojën për bashkinë Orikum, për bashkinë Ksamil, për rikonceptimin e bashkisë Delvinë, bashkisë Himarë etj etj.

Ndërkohë Partia Socialiste ka znj. Anila Denaj për qarkun e Vlorës dhe Z. Laert Duraj për qarkun e Gjirokastrës në komision.

2- Ndarje “shoqërore” dhe jo territoriale sic e kërkon dhe lloji i komisionit.

Nga 12 qarqe, PD ka zgjedhur të përfaqësohet vetëm me 6 qarqe. Ndërkohë që ka 9 përfaqësues në komision dhe me llogjikë politike duhet të kishte 9 qarqe të përfaqësuar. Kemi dy përfaqësues nga qarku i Durresit, dy përfaqësues nga qarku Dibrës, dy përfaqësues nga qarku i Shkodrës, një i Tiranës, një i Korcës, dhe një i Fierit.

Çfarë halli ka grupi parlamentar me jugun e Shqipërisë?! Çfarë halli ka grupi parlamentar me Lezhën, me Elbasanin, me Kukësin, me Beratin?!

Pse elektorati që na ka besuar votën në këto 6 qarqe të papërfaqësuara dhe ku kemi premtuar edhe ndryshimet e reformes territoriale për ti shërbyer atyre, nuk qenka i rëndësishëm?

Komisioni për Reformën Territoriale
PS

Benet Beci (bashkëkyetare)

Baftjar Zeqo (anëtar)

Lavdërim Krashi (anëtar)

Fadil Nasufi (anëtar)

Anila Denaj (anëtar)

Eduart Ndreca (anëtar)

Anduel Tahiraj (anëtar)

Ilir Pendavinji (anëtar)

Lindita Buzheli (anëtar zëvendësues)

Besian Ajazi (anëtar zëvendësues)

Aurora Mara (anëtar zëvendësues)

Gentjan Deda (anëtar zëvendësues)

PD

Dhurata Cupi (bashkëkryetare)

Zef Hila (anëtar)

Andia Ulliri (anëtar)

Xhelal Mziu (anëtar)

Orjola Pampuri (anëtar)

Saimir Korreshi (anetar)

Merita Bakiu (anëtar zëvendësues)

Bledion Nallbati (anëtar zëvendësues)

Zheni Gjergji (anëtar zëvendësues)

About Redaksia

Check Also

Noka: Gjendja e Gjekmarkajt është shqetësuese! Narko-policia gënjeu!

Sekretari iI Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur për gjendjen e deputetit Agron Gjekmarkaj, …

Leave a Reply