“Ballkani i Hapur”, Serbia dyfishoi eksportet në Shqipëri në 4 muaj

Ballkani i Hapur favorizoi Serbinë në tregtinë me Shqipërine duke shënuar menshumë se dyfishin përgjatë 2022 krahasuar me një vit më parë.

Defiçiti tregtar mes Dhqipërisë e Serbisë zgjerohet me 48% nga 2017 në 2022

“Të dhënat e INSTAT tregojnë se deficiti tregtar në katër-mujorin 2022 arriti në 8.7 miliardë lekë duke u zgjeruar me 48 për qind që nga viti 2017. Importet serbe në Shqipëri arritën 16.7 miliardë lekë në 4-mujorin e parë 2022, duke pësuar rritje me 128% në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit 2017. Rritje më të lartë e kane shënuar importet e energjisë, drithërave, pijeve etj”, raporton revista ekonomike Monitor.

Në katër muajt e parë të vitit 2022 importet e energjisë shënuan rritje vjetore me 191 për qind. Por, kjo rritje erdhi më shumë prej çmimeve të larta, se sa prej rritjes së sasisë. Gjithashtu, importet e drithërave në vlerë, produkti i dytë më i importuar nga Serbia shënoi rritje vjetore me 48% në katër-mujorin e parë të vitit 2022 në raport me të njëjtën periudhe të vitit 2021.

Shqipëria po ashtu ka eksportuar në Serbi por eksportet shqiptare janë të paqëndrueshme dhe shpesh koniukturale.

About Redaksia2

Check Also

Qeveria do të shpenzojë 12 milionë euro për të luftuar korrupsionin që bën vetë!

Qeveria shqiptare do të shpenzojë 12 milionë euro nga paratë e qytetarëve për të forcuar …

Leave a Reply