Foto/ Tirana përmbytet në disa minuta shi

Rrebeshi i shiut që zgjati disa minuta ka përmbytur Tiranën. Siç duket edhe nga fotot stuhia ka bërë që lumi Lana të dalë nga shtrati në zonën ndërmjet kompleksit Delijorgji dhe Pallatit me Shigjeta.

Policia ka ndërprerë qarkullimin e automjeteve në të dy anët e ‘Unazës së Vogël’ për shkak se lartësia e ujit është e konsiderueshme.

Stuhia e shiut që përfshiu kryeqytetin këtë pasdite solli probleme në disa rrugë. Uji vërshoi si pasojë e bllokimit të pusetave të kanalizimeve duke sjellë përmbytje.

Probleme raportohen në disa lagje të Tiranës ku rrugët janë të pakalueshme. Ka mjaftuar pak minuta shi vere për të nxjerrë në pah cilësinë skandaloze të punimeve në infrastrukturë nga ana e bashkisë së Tiranës.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply