Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ‘përplasur’ këtë pasdite në Kuvend me Taulant Ballën.
Ky i fundit tentoi t’i ndërpresë fjalën Berishës teksa denonconte skandalet e qeverisë, ndërsa ish-kryeministri i tha, ‘Duman, mos ma prit mua fjalën’.
“Si thoni ju fermerët po eksportojnë, në Serbi është eksportuar plehra kimike që s’i blejnë dot fermerët shqiptarë.
Duman, mos ma prej fjalën, Duman, mos ma prit mua fjalën, i kam këtu unë ato”, iu drejtua Berisha-Ballës.
Më herët ish-Kryeministri ka deklaruar se Taulant Balla ka qindra telefonata me Nuredin Dumanin, vrasësin serial i cili ka rënë në prangat e policisë.