Spaho përjashtohet nga seanca, Taulant Balla i heq ditën e punës

Kuvendi ka përjashtuar nga seanca e sotme plenare deputetin demokrat, Edmond Spaho, pas fjalës ndaj kolegëve socialistë, të cilët i quajti “Bastardë”.

Gjithashtu, Kuvendi ka vendosur t’i heqë pagën e një dite deputetit Spaho. Ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, që kërkoi përjashtimin e Spahos nga seanca, ose që ai të kërkonte falje për fjalën e përdorur.

“Kjo ka zgjidhje vetëm protestat. Nëse do të vijojmë këtu asgjë nuk do të ndryshojë. Nëse në vendet e tjera do bien çmimet pas gjashtë muajve kjo nuk do të ndodhë. Duhet të ngrihemi në protesta e ti rrëzojmë. Këto marrin vesh vetëm me këtë gjuhë. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë”, tha Spaho më herët.

About Redaksia

Check Also

Protestuesit rrethojnë Kyeministrinë dhe bllokojnë akset rrugore

Protesta e 105-të kundër qeverisë dhe klasës politike ka hyrë në një fazë të re …

Leave a Reply