Seanca plenare është shoqëruar me debate të forta në parlament mes opozitës dhe mazhorancës, por nuk kanë munguar edhe përplasjet mes demokratëve.
Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka debatuar ashpër me paraardhësin e tij Gazment Bardhi duke ia plasur të vërtetat në sy. Noka akuzoi disa nga deputetët e PD se po bashkëpunojnë me mazhorancën.
Pjesë nga debati
Noka: Unë e di që ju funksiononi këtu me disa marioneta, por jo me ne. Sepse ne shumë shpejt do të dalim në rrugë dhe do ju rrëzojmë.
Bardhi: Dil dhe merr leje te doktori dhe sqaro demokratët se përse Berisha u ka dërguar mesazh që bashkë me socialistët të bllokojnë komisionin për investiimet. Sa për elektoratin unë nuk kam ardhur asnjëherë në zyrën tuaj.
Noka: I vetmi që u bë deputet mbi gjakun e një njeriu, nuk ka pasur më parë ky parlament.