Shërbëtorë të Edi Ramës, i quajti Flamur Noka, Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun. Sekretari i Përgjithshëm i PD tha se ata nuk kanë lidhje me opozitën dhe se nuk mund të përfshihen në Komisionin e Reformës Territoriale.
Sipas tij, maxhoranca nuk mund të përcaktojë se cila do të jetë opozita.
“E dini ju që Enki, Gazi, Jorka nuk dalin dot nga shtëpia. Dhe ju i i keni caktuar opozitë. A e dini ju që i gjithë populli opozitar nuk është për pazar me ju.
Ku iu çon mushka me këtë histori. A e bëtë një Komision për Iceneneratorët, iu bë lavazh Edi Ramës. A ishte komisioni i zgjedhjeve i vjedhjes së votave më 25 prill.
Ku shkoi Taulant Komisioni i Reformës Zgjedhore. A mos e ndatë kokë më kokë këtë punë. A e dinë demokratët dhe shqiptarët se kush është regjimi? Ku shkoi ai komision?
A ka ndonjë shqiptar që e di se cili është rezultati i atij komisioni që sot po na ngrohet një komision tjetër. Çfarë lidhje nga Enki, Gazi dhe Jorka me Reformën Territoriale?
Asnjë lidhje s’kanë. Ata nuk dalin dot nga shtëpia. Gazi e ka tmerr Elbasanin se i bie të fikët. Këtu ka shërbëtorë dhe fake opozitë”, tha Noka.