Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim me intelektualët në qytetin e Elbasanit, deklaroi se PD kaloi një proces rithemelimi duke vendosur disa rregulla përmes ndryshimve statutore.
Berisha tha se kanë ngritur në këmbë PD e cila ishte zhytur në dëshpërim të thellë dhe po kalonte nga disfata në disfatë.
Ndërsa më tej kreu i PD tha se selia blu nën udhëheqjen e Bashës ishte shndërruar në shtojcë të PS dhe freskore të saj.
“Në mënyrën më të padenjë së fundmi PD ishte shndërruar në shtojcë të PS-së dhe freskore të saj. Rithemelimi me demosdoshmëri të madhe për hapjen e PD drejt vlerave.
Vlerat janë njerëzit që kanë ideale në radhë të parë. Njerëz të ndershëm që jetojnë me djersën e tyre.
Janë patriotë, që e kuptojnë dhe e kanë të qartë se dashuria për këtë vend është kusht elementar”, tha Berisha.