Rama: Çmimet po ulen, çmimet e karburantit vetëm duket sikur janë rritur

Rama tha se çmimet janë ulur duke renditur shifra që sipas tij ia ka dhënë Instat.

”Sigurisht që krahasuar me një vit më parë kemi rritje, patjetër, por flasim muaj për muaj brenda krizës. Çmimet e nëngrupit, fruta, patën një ulje, prej 5,2%. Një vit më parë rritja ishte 7,1% e kështu me radhë. Ku është ky 30%? Unë nuk po them që çmimet këtu janë ulur, nuk janë rritur, unë po flas për pasqyrën e bazuar mbi faktet”, tha Rama.

Në vijim kryeministri ka folur për çmimin e karburantit që sipas tij më shumë duket sikur është rritur se sa është rritur.

”Është e vërtetë që ne kemi një çmim karburanti më të lartë se të tjerët në rajon, kjo është e vërtetë. Por ndryshe nga të tjerët në rajon, ne kemi taksat më të ulëta sepse ndryshe nga rajoni, ne biznesit të vogël nuk i marrim asnjë lekë! Zero! Zero taksë dhe zero TVSH deri në 100 milion xhiro, ndërkohë që deri në 140 milion xhiro është zero taksë. Sepse ndryshe nga rajoni, ne vërtetw e kemi më të lartë sesa të tjerët taksën mbi biznesin e madh se e rritëm atë taksën mbasi erdhëm këtu, por ne subvencionojmë 100% energjinë elektrike pa e lejuar të rritet, jo vetëm për të gjitha familjet, por edhe për biznesin e vogël dhe të gjitha këto janë para sepse ndryshe nga rajoni, ne i japim para dhe do vazhdojmë t’ia u japim të gjithë shqiptarëve që nuk lëvizin me fuoristrada apo me veturë, por lëvizin me transportin publik. Ashtu sikundër ndryshe nga rajoni, ne do të vazhdojmë t’u japim para për naftën fermerëve dhe jo më larg sesa sot, kemi folur për të shtuar sasinë në mënyrë që fermerët e regjistruar, gjë që është lajm i mirë sepse ka një rritje eksponenciale të formalizimit të fermerëve për shkak të kësaj nevoje, ne do vazhdojmë tua japim sepse ndryshe nga rajoni, i cili nuk ka sektor peshkimi fare, ne kemi një industri peshkimi, e cila është në rritje të vazhdueshme, – kujtoj që ju e latë në det të hapur dhe detyronit të shkonin ta merrnin karburantin në Itali dhe në fund të vitit shifra e mbijetesës ishte 22 milion euro, qesharake, për një vend që ka një vijë bregdetare nga koka deri te këmbët, dhe sot ne jemi, deri vjet flas, se sivjet do të jemi edhe më shumë, po deri vjet ne ishim në 130 milion dhe edhe për këtë industri ne do të japim para.

Prandaj nëse i mendojmë të gjitha këto, del e qartë se pse aty te tabela e karburantit ata që kanë më shumë mundësi do paguajnë më shumë sepse do tua u japin të tjerëve se barrën e krizës do ta shpërndajmë në një formë që t’u japim mundësi atyre që prodhojnë ta ndjejnë më pak, nuk ua u heqim dot nga supet, t’u japim mundësi atyre që eksportojnë ta ndiejnë më pak, t’u japim mundësi atyre që lëvizin për në punë me autobus, jo me vetura që të mos e ndiejnë e kështu me radhë dhe po e përsëris që në fund të ditës në tabelën e rritjes së inflacionit jemi pothuajse sa gjysma e të gjithë vendeve të rajonit, sepse ndryshe nga vendet e rajonit ne subvencionojmë 100% diferencën e energjisë në çdo faturë familjare sepse ende nuk kemi bërë atë ndarjen për ata që konsumojnë energji në 800 e 900 dhe ndryshe nga të gjithë ne subvencionojmë 100% biznesin e vogël.

Ne nuk vëmë tavan çmimin më të lartë kur vjen puna te karburanti. Nuk vihet tavan çmimi më i lartë. Vihet një tavan mbi të cilin askush nuk mund të shkojë. Është komplet koncept tjetër dhe gjithkush është shumë i lutur që të ulet më poshtë”, shpjegoi Rama. z.k

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Jemi të vendosur për çdo sakrificë për lirinë e votës, për zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita shqiptarë është e vendosur për çdo …

Leave a Reply