Zhupa nxjerr foton: Te “Pema e Thatë” në Ksamil po bëhen ndërtime, gati për resort

Deputetja e Partisë Demokratike ka bërë një tjetër denoncim në Kuvend. Nga foltorja, Zhupa nxorri një foto nga zona e “Pemës së Thatë” në Ksamil dhe tha se, aty janë bërë ndërtime pavarësisht se duhet të ishte një zonë e mbrojtur. Zhupa tha se, aty janë ndërtuar biznese dhe u është hapur rruga për resorte.

“E shkoni zonën e “Pemës së Thatë”, zonë e bregdetit shkëmbor, këtu ka ndërtim, ja ku janë pemët, për këdo që e njeh zonën e “Pemës së Thatë”. E kuptoni sa betoniere kanë kaluar këtu dhe kanë gërryer shkëmbin, por nuk i ka parë asnjë institucion. Ndërtohet një kasolle atje dhe shkoni dhe e shembni. Ky tjetri këtu ndërton, dhe nuk e sheh asnjë institucion, ky e gëzon i qetë dhe i hapet rruga për ta zgjeruar ndërtimin e tij, bën edhe resort po të dojë”, tha Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply