Për të udhëtuar drejt Gjermanisë nuk nevojitet as vaskinë, as test

Duke nisur prej ditës së shtunë do të hiqen kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë.

Lajmi bëhet me dije nga Ambasada gjermane në Tiranë.

Tashmë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi.

“Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita). Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi”, thuhet në njoftim.

About Redaksia2

Check Also

Akuzat ndaj tyre/ Prokurorët në Hagë kërkojnë 45 vite burg për Hashim Thaçin

Prokuroria pretendon se ata kryen ndalime arbitrare, tortura, vrasje dhe përndjekje, përfshirë edhe ndaj shqiptarëve …

Leave a Reply