Pse Kancelari gjerman shmangu Tiranën nga axhenda

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Greqisë për të marrë pjesë në samitin e liderëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore.

Ky samit do të bëjë bashkë 13 shtete për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon. Gjithashtu liderët do të flasin për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në vendet e rajonit.

Pjesëmarrës në këtë takim do të jenë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kancelari gjerman Olaf Scholz. Ky i fundit do të ndalet në disa takime në Ballkan, ku nis sot me Prishtinën, por nuk do të vizitojë Tiranën zyrtare.

Gjatë ditës së nesërme, 11 qershor, Scholz do të vijojë udhëtimin në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply