Zelensky bën bilancin e 107 ditëve luftë: Treguam se dimë të mbijetojmë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një bisedë më studentët e Mbretërisë së Bashkuar është shprehur se kanë kaluar 107 ditë që nga fillimi i luftës dhe në secilën ditë ukrainasit janë testuar për mbijetesë.

“Kjo luftë është e dukshme dhe monstruoze, rusët “flasin për qëllime paqësore, por… ata po vrasin fëmijë dhe gra. Misioni [rus] është të fshijë historinë tonë, shtetin tonë, identitetin tonë dhe të mohojë ekzistencën tonë. Dhe si i tillë t’i tregojë botës se ne kurrë nuk kemi ekzistuar se ne jemi një popull i krijuar artificialisht si një shumëllojshmëri bimësh ose kafshësh”, tha Zelensky.

Veprimtaria është organizuar nga Unioni i Studentëve të Ukrainës dhe universitetet që marrin pjesë përfshijnë Birmingham, Kembrixh, Coventry, Glasgoë, LSE, Manchester, Oxford, UCL dhe City, Universiteti i Londrës.

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply