Deputetja gjermane reagon ashpër ndaj Vuçiç për Kosovën: Ngrini negociatat me Serbinë!

Deputetja gjermane, Renata Alt, ka reaguar lidhur me vizitën e kancelarit Scholz në Beograd dhe deklarimet në konferencën për shtyp bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.

Alt thotë se reagimi i Vuçiçit karshi kërkesës së Scholz për njohjen e Kosovës ka qenë skandaloz.

Anëtarja e Bundestagut gjerman ka thënë tutje se negociatat për anëtarësim me Serbinë duhet të ngrihen. Gjermanja thotë se Aleksander Vuçiç e ka mashtruar Evropën për një kohë të gjatë.

“Reagimi i Presidentit të Serbisë gjatë konferencës për media mbi kërkesën për njohjen e Kosovës është skandaloze. Negociatat e anëtarësimit në BE me Serbinë duhet të ngrihen. Vuçiç na ka mashtruar për një kohë të gjatë”, ka shkruar Alt.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në vizitën e tij të parë në Kosovë ka thënë se dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli duhet të përmbyllet me një marrëveshje finale e cila i jep zgjidhje edhe njohjes së Kosovës nga Serbia.

Për një deklaratë të tillë të Scholz kanë reaguar të zemëruar nga Beogradi, derisa Aleksander Vucic ka thënë se një deklaratë e tillë s’ishte dëgjuar më herët nga goja e një evropiani.

Megjithatë Vuçiç tha se “po e kuptoj se gjërat po ndryshojnë”.

Ndërkohë qëndrimet e Scholz në Prishtinë janë duartrokitur nga analistë të shumtë. Ish-ambasadori i Gjermanisë në SHBA, Wolfgang Ischinger, ka thënë se qëndrimi i qartë i Scholz karshi Serbisë dhe kërkesa e tij për njohjen janë qëndrimet për t’u duartrokitur.

About Redaksia

Check Also

“Krim kundër njerëzimit”, përkujtojhet masakra e Reçakut

Tre liderët e partive opozitare, Lumir Abdixhiku (LDK), Memli Krasniqi (PDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK), …

Leave a Reply