PD miraton udhëzimet për riorganizimin e degëve

Në mbledhjen me krerët e degëve, Partia Demokratike ka miratuar edhe dy udhëzime, me qëllim plotësimin e strukturës organizative të degës, si dhe saktësimin e listave të anëtarësisë.

Në udhëzimi bëhet me dije se në çdo degë të PDSH-së, krahas zgjedhjes së sekretarit Politik të Degës do të zgjidhen edhe sekretarët funksional, të cilët janë strukturë ndihmëse në degë dhe përgjigjen pranë sekretariatëve përkatëse në qendër.

Sipas udhëzimit sekretarët funksional në momëntin që zgjidhen, dorëhiqen nga të qënurit anëtar kryesie i votuar, dhe në kryesinë e degës hyjë anëtarët më të votuar sipas radhës.

Sa i takon saktësimit të listës së anëtarësisë në udhëzim theksohet do të konsiderohen anëtarë të degës të PD-së të gjithë ata të cilët rezultojnë në emigracion sezonal, për të cilët kryesia e degës merr masa për plotësimin e formularit menjëherë pas mbarimit të sezonit.

Si dhe do të konsiderohen anëtarë të degës të gjithë ata të cilët rezultojnë me vendbanim fizik në territorin e degës, pavarsisht në se gjendja e tyre civile ndodhet në një tjetër territor të ndryshëm nga ai I degës.

Sipas udhëzimit ky process duhet të përfundojë brenda datës 10 korrik 2022.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply