Kryetari i PD, Berisha deklaroi sot në mbledhjen me Kryetarët e degëve të PD se regjimi monist duhet të përmbyset me çdo kusht me mjete demokratike. “Ky regjim monist është mënxyra më e madhe që ka pllakosur vendin që nga rënia e diktaturës”, tha Berisha.
“Asnjë se pranon por ne duhet të ngjallim besimin e tij se me lëvizjen tonë do ti japim përgjigjen e merituar këtyre praktikave çnjerëzore. Pra ne kemi një terren të jashtëzakonshëm dhe pret vetëm veprimin tonë. Ajo që ndodh sot me shqiptaret nuk ndodh me asnjë komb tjetër. Le të ndalemi te Ballkani i Hapur. Akti më i madh i tradhtisë ndaj kombit shqiptar. Shqiptarët i detyrojnë Albin Kurtit mbrojtjen nga një projekt që vendos hegjemoninë e pastër serbe. Nga një projekt që në vend të sanksionojë bashkëpunimin me kushte të barabarta, bën sanksionimin e Kosovës nga Beogradi.
Dhe e paraqit Prishtinën si sherri i Ballkanit, ndërkohë që sherri i Ballkanit është Beogradi. Kam dëgjuar që flasin për lirinë ekonomike. Por “TheEconomist” thotë se nga projekti i Ballkanit të Hapur përfiton vetëm Serbia dhe ajo është jashtëzakonisht e paanshme. Por kjo seri gënjeshtarësh, aparteidesh që bëjnë avokatinë e këtij projekti, u them atyre citoni një nen të këtij traktati. A nuk deklaroj Vuçiç në Novisad që ky traktat është 740 faqesh. Kush e ka parë këtë, çfarë ka të shkruajtur në 740 faqe të këtij gangsteri. Askush nuk e di. Por prape vazhdojnë këta gazetarë aparteid. I gjithë rrjeti i Soros është ngritur në këmbë në Kosovë e Shqipëri për të mbrojtur Ballkanin e Hapur. Çdo fermeri duhet t’i shkojmë ne shpi dhe ti themi se ça mynxyre është Ballkani i Hapur. Se si duhet të matet fermeri i Korçës i Elbasanit, që fermeri serb merr 80 euro subvencion për hektarë kur ky këtu merr as 2 euro. Këta xhahid dhe apartit që mbrojnë projektin dhe flasin, këta dinë vetëm ç’është Beogradi dhe George Soros dhe paratë e tij”.