Daullet prej kallaji

Moralistë, viktimistë, antiamerikanë, narcizistë. Kthehet “sindromi Günter Grass” i intelektualëve gjermanë.

“Jo në emrin tonë!”. Firmosur nga shumë intelektualë, midis të cilëve nobelisti i Letërsisë Günter Grass dhe filozofi Jürgen Habermas, apeli thoshte se terrorizmi është një krim dhe një kamzhik i njerëzimit. Luftimi i terrorizmit është jo vetëm një e drejtë, por edhe një detyrim. “Por jemi të bindur se lufta është mënyra për ta hequr qafe terrorizmin”. Dilte pak javë pas atentatit ndaj Kullave Binjake, kur koalicioni pereëndimor ishte gati të pushtonte Afganistanin dhe përmbyste regjimin e talibanëve që kishin ndihmuar binladenistët për të shembur Kullat, por për intelektualët gjermanë, lufta nuk ishte intrumenti i duhur. Më i njohuri midis tyre, Peter Sloterdijk, docent Filozofie në Karlsruhe, sapo kishte theksuar se atentatet e 11 shtatorit qenë “probleme të qiellgërvishtëseve” që janë pjesë e “fakteve të vogla” të historisë. “2000 apo 300 të vdekur në një ditë futen në variacionin natyral”, shkroi filozofi. Dhe akoma: “Ekziston një armik vetëm kur mund ta godasësh, shkatërrosh, eliminosh. Islamistët rafikalë planifikojnë sulme terroriste, por nuk janë armiq. Janë vetëm një manifestim pervers i industrisë së argëtimit që është shtypi dhe tashmë edhe politika. Terrorizmi është një program argëtimi për njeriun e fundit”. Të nesërmen e atentatit ndaj World Trade Center, muzikanti i madh gjerman Karlheinz Stockhausen kishte shpjeguar se ishte bërë fjalë për “veprën më të madhe të artit të realizuar ndonjëherë”.

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, nobelisti Grass kishte përqafuar lëvizjen pacifiste dhe nxitur gjermanët që të “rezistonin”, jo kundër hegjemonisë sovjetike, por kundër Shteteve të Bashkuara dhe euroraketave. Më 1983 Grass gjeti të thoshte: “Nuk ka ndryshim midis Konferencës së Wannsee (në të cilën u planifikua Holokausti, shënimi im) dhe cinizmit të simulacioneve tona të luftës”. Më pas do të shpërthejë edhe kundër unifikimit të Gjermanisë, prej tij e quajtur “një anschluss”, “një plaçkë”, duke parë që shkrimtarit të madh kapitalizmi pak ia shpifte dhe pas 11 shtatorit nuk mund të mungonte një letër e hapur që Grass i dërgoi presidentit të atëhershëm francez, Jacques Chirac, i impenjuar të delegjitimonte Shtetet e Bashkuara në Kombet e Bashkuara gjatë përgatitjes së luftës kundër Saddam Hussein (“Zoti President i Republikës, i jemi mirënjohës Francës për sa ka bërë lidhur me ndalimin e luftës…”).

Më pas, për shumë vite, intelektuali gjerman pacifist ka rënë në gjumë. Tani kthehet në skenën e luftës në Ukrainë dhe, bashkë me të, sindromi i “daulles prej kallaji”. Për gjenerata Gjermania është mburrur se është kampioni i botës në eksportin e automobilave, por edhe në eksportimin e një tipi të veçantë serioziteti moral. Pasi ka kryer krimet më të këqija të historisë në gjysmën e parë të shekullit të XX, në gjysmën e dytë gjermanët kanë rivendikuar se janë qytetarët më shembullorë të botës. “Kurrë më” është arësyeja e qenies së inteligjencës gjermane, e shohin praktikisht veten si paqëtuesitz, forca e paqes së Europës.

Alice Schwarzer, feministja kryesore gjermane, e gjithëpranishme më shumë se kurrë nëpër mediat, sapo ka botuar një “Letër të hapur për kancelarin Olaf Scholz” të firmosur nga 28 intelektualë. Ka shërbyer si katalizator për ta mobilizuar opinionin publik kundër atyre që duan që Gjermania të bëjë më shumë për ta ndihmuar Ukrainën për t’i ndaluar rusët. Direkt në televizionin gjerman, sociologu Harald Welzer praktikisht e ka drejtuar gishtin kundër ambasadorit ukrainas në Berlin, duke i thënë se përvojat gjermane në kohë lufte e justifikonin në një farë mënyre refuzimin e pinjollëve të tyre për t’i dhënë armë Ukrainës. Më profesori i të gjithë profesorëve gjermanë, Jürgen Habermas, i është bashkuar korit të undulgjencës me një artikull të gjatë për “Süddeutsche Zeitung”, ku lavdëronte Scholz për “ngurrimin” e tij. Në vend që të përqëndrohej mbi ukrainasit dhe mbi rusët, Habermas e ka rezervuar të gjithë zemërimin e tij për ata që “shtyjnë në mënyrë agresive dhe të sigurtë kancelarin gjerman” drejt pragut të luftës. Në 1993, kur historiani dhe disidenti polak Adam Michnik e akuzoi se nuk kishte gjetur një analizë themelore të stalinizmit në veprën e tij, Habermas ju përgjigj se frika e duartrokitjeve nga ana e gabuar e kishte bërë të heshtëte. Tani 95 vjeçar, më kontradiktori midis firmosëve fillestarë të letrës së hapur është Martin Walser.

Anëtar i Grupit 47, grupit të shkrimtarëve të pasluftës që ka rishpikur letërsinë gjermane, Walser është bërë i njohur me një diskutim të 1998 në Frankfurt, ku protestonte kundër “instrumentalizimit të turpit tonë”. Pohoi se kujtimi i Auschwitz ishte bërë një “klub moral” me qëllim “frikësimi”. Qysh atëhere Walser është përplasur në mënyrë të përsëritur me kritikët e tij, në veçanti me hebrej si Ignaz Bubis dhe Marcel Reich-Ranicki. Walser nuk e ka fshehur kurrë antiamerikanizmin e tij (në 2003 e quajti George W. Bush “një cowboy të dorës së dytë”). Një tjetër firmëtar, Lars Eidinger, i famshëm për “Hamletin” e tij, ditët e kaluara ka thënë në televizion: “Si 18 vjeçar, e kam refuzuar të ashtuquajturin shërbim në të ashtuquajturin Bundeswehr. Pyetja thelbësore të cilës duhej t’i përgjigjesha ishte: kur një prej të dashurve të mi kërcënohet me një pistoletë dhe unë kam pasur mundësinë t’i vras agresorin, si do të reagoja? Përgjigja ime ka qenë: nuk do të qëlloja, por jo për t’i shërbyer spirales së agresivitetit. Akoma sot besoj në këtë ideal”. Regjisori dhe shkrimtari Alexander Kluge në moshën 13 vjeçare qe dëshmitar i bombardimit të qytetit të tij të lindjes Halberstadt. “Të them se nuk më binte në mend për kufijtë e Rajhut të 1937 pas bombardimeve”, sapo ka thënë Kluge në një intevristë për Deutschlandfunk. “kapitullimi nuk është keq nëse i jep fund luftës”, referuar Ukrainës.

Në një intervistë për të përjavshmen “Die Zeit”, edhe filozofi Sloterdijk shprehet kundër dorëzimit të armëve të rënda në Ukrainë. “Duhet t’i rezistosh (Putinit) në mënyrë që të mos i ashpërsosh tendencat e tij”. Politologia Ulrike Ackermann, drejtore e John Stuart Mill Institute for Freedom Research, në një artikull për “Neue Zurcher Zeitung” akuzon ata intelektualë gjermanë për “disfatizëm moral”. Nga ana tjetër, debatet publike në Gjermani janë mbytur gjithnjë e më shumë nga moralizmi. “10 urdhërime? Mijëra!”, Bernd Ulrich, një intelektual i njohur progresist, ka shpërthyer në “Die Zeit”. “Mbretëria e moralitetit – ajo që perceptohet si nën kontrollin moral – është zgjeruar me shpejtësi”. Alice Schwarzer dhe shokët e saj të paqes, që përfaqësojnë gjysmën e popullsisë gjermane, jetojnë në të njëjtën fatkeqësi të përjetshme gjermane, që shpesh merr tipare narcizistike. Edhe nëse të tjerët po vdesin: jemi ne viktimat! Ndjenja e fajit historik të epokës naziste transformohet në një ndjenjë viktime të privilegjuar. Në apelin e famshëm të Krefeld të vitit 1980, që drejtohej kundër dislokimit të raketave me rreze të mesme amerikane, flitej për një “garë vetëvrasjeje të armatimeve”, pa përmendur raketat sovjetike SS-20. “Das Ende des ideologischen Zeitalters” (“Fundi i epokës së ideologjive”) është libri intrigues mbi sesi të ndërtohen marrëdhëniet lindjeperëndim që Willy Brandt dhe Egon Bahr të lidershipit socialdemokrat kanë elozhuar në vitet e Luftës së Ftohtë që u bë e nxehtë.

Në konkluzionin e tij autori, Peter Bender, ka hequr një diagramë mbi atë sesi “Europa” – domethënë Gjermania – mund të gjendet edhe një herë akoma: “Përjashto se Europa mund të europianizojë Amerikën, duhet kështë të sigurojë që të mos amerikanizohet vetë ajo. Çka duket e mundur është të mbështetet procesi shekullar i europianizimit të Rusisë dhe të asistohet në mënyrë që të mos degjenerojë në amerikanizim”. Për Peter Bender, qytetërimi amerikan është demagogji.

Sikur Europa të ishte relaksuar mjaftueshëm ndaj Bashkimit Sovjetik, do ta kishte lënë demokracinë të hynte nga dera kryesore. Në mënyrë të ngjashme, Dorothee Sölle, lider e levizjes antiraketore dhe teologe e çlirimit, në “Der Spiegel” kërkoi çarmatimin e njëanshëm të Perëndimit. U mobilizuan për Nikaraguan dhe Salvadorin, për qëndruan pothuajse indiferentë ndaj Polonisë. Nga lufta kundër “shiut acidik” të industrive gjermane kaluan tek lufta kundër euroraketave. Dikush lëshoi edhe slogane të çuditshme, si “lieber rot als tot” (më mirë i kuq sesa i vdekur). 2 milion të vdekur firmosën të ashtuquajturin “Apel të Krefeld” kundër raketave amerikane dhe më shumë se 1 milion nënshkruan “Apelin për Paqen” e sindikatave. 1 milion njerëz morën pjesë nëpër mitingje, kortezhe, “zinxhira njerëzorë” në Bon, Hamburg, Shtutgart, Berlinin Perëndimor, përfshi shumë shkrimtarë, të tillë si Grass dhe Heinrich Böll. Në qershorin e 1983, në një debat legjendar dhe të trazuar në Bundestag, sekretari i CDU Heiner Geissler e akuzoi pacifizmin e viteve 30 të Auschwitz.

Shkrimtari i madh me origjinë gjermane Manes Sperber në një diskutim pranimi të çmimit të Panairit të Librit të Frankfurtit tha: “Ajo që po ndodh sot në Gjermani, me lëvizjet e saj të ashtuquajtura ‘alternative’, të gjithë që veprojnë në emër të lirisë dhe, ndoshta edhe për një liri që i shëmbëllen licencës është vërtet diçka të cilës diktatura e viteve ’30 i ka hapur rrugën. Lëshohet apeli për “masat” me qëllim që t’i kundërvihen një shteti lidershipi qeverisës i të cilit është zgjedhur njëlloj, mazhoranca e krijuar lirisht e të cilit përfshin votues haptazi të regjistruar që votojnë me votim sekret (çfarë është kjo veçse një tentativë zëvendësimi të asaj që e njohim si demokraci me një oklokraci?). Dhe në emër të emocioneve dhe pasioneve kalimtare, elitat kapen pas të drejtës për të diktuar zgjedhjet për të gjithë”. Dhe shkrimtari Peter Schneider, në një artikull të njohur që duket si i drejtuar shokëve të tij, pyet se çfarë nënkupton kur një grup intelektualësh që pyesin se paqja nuk arrin të zhvillojë as edhe një koncept lirie. “Kjo është mënyra”, ka shkruar Schneider, “në të cilën shkohet gradualisht drejt pranimit të çfarëdolloj situate që nuk është lufta atomike”.

Më vonë, gjatë luftës së Gjirit të 1991, mijëra çarçafët e bardhë e varura nëpër dritaret dhe ballkonet e e të gjithë vendit, sikur bombarduesit aleatë të qenë drejtuar sërish në Gjermani. Në 1991 nëpër muret e të gjithë Gjermanisë lexohej: “Nesër fillon Lufta e Tretë Botërore”. “Kur na takon ne?”, kanë pyetur manifestuesit përpara Universitetit Humboldt të Berlinit, megjithëse 11 raketa Scud irakenë ranë mbi Tel Aviv. “Jo gjak për naftën!” ka qenë thirrja e betejës që e ka transformuar Amerikën në agresorin e vërtetë. Politikani i të Gjelbërve Hans-Christian Ströbele sulmoi “pasojën e pashmangshme logjike të politikës izraeliane ndaj palestinezëve dhe të shteteve arabe”. Njëlloj do të shkruajë Grass kur në 2012 u fol për një strike të mundshëm parandalues të Izraelit kundër instalimeve atomike iraniane. Dashuria gjermane për apokalipsin ngatërrohet dhe rishfaqet në mënyrë absurde midis projektimeve të fajit, fantazive për pafuqishmëri dhe gjithëprani moralistike. Një arrati përballë realitetit e ngjashme me fëmijët që mbulojnë sytë me duar dhe besojnë se nuk mund të shikohen më. Gjithçka shumë ngushëlluese… Gjatë luftës në Irak, “Bild” botioi një foto të kancelarit Gerhard Schröder me pamjen e përgjumur pas një dreke të rëndë me ministrin e tij të Brendshëm, Otto Schily, në Toscana. Ndërsa amerikanët përgatiteshin të hynin në Bagdad dhe të sakrifikonin 5000 ushtarë, liderët gjermanë shijonin një gotë Chianti të mirë.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Tetori bëhet rozë në SIGAL UNIQA/ Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur

Tetori, muaji kushtuar ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e kontrolleve dhe parandalimit në luftën kundër kancerit të …

Leave a Reply