Djali i ish-deputetit të PS, kapet me heroinë, hashash dhe ekstazi

Djali i ish-deputetit socialist, Dashamir Peza është arrestuar disa ditë më parë, pasi është kapur me drogë me vete. Lajmin e bën me dije gazetari Basir Çollaku, i cili poston në rrjetet sociale edhe një njoftim të policisë lidhur me rastin, të pa bërë publik për mediat.

Në njoftim sqarohet se djalit të ish-deputetit i është gjetur disa gramë gram kanabis, heroinë dhe ekstazi, gjatë një kontrolli fizik nga blutë.

Ngjarja ka ndodhur më 2 Qershor.

“Më datë 02.06.2022, ora 16:46, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gëzim Dashamit Peza, pasi në orën 13:15 në Shëngjin, Lezhë, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur se sekuestruar 2.77 gram Canabis Sattiva, 2.27 gram heroinë, 20.16 gram ekstazi”, thuhet në njoftim. Referuar të njëjtit burim, ndaj Gëzim Pezës rëndon akuza e parashikuar nga Neni 281/1 e Kodit Penal – “Trafikimi i narkotikëve”. thuhet në njoftimin e Policisë.

Image

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply