Harxhi: Vizita e Ramës në Kiev një show politik, ftesa ishte për Abazoviç

Anëtarja e kryesisë së PD, Edith Harxhi duke komentuar në SYRI TV vizitën e Edi Ramës në Kiev, u shpreh se, kjo është një hipokrizi. Duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon, Harxhi u shpreh se, e gjithë vizita është një show politik.

“Një show politik. Nuk shikoj asnjë arsye pse Rama të vitizojë Ukrainën. Para pak javësh, kishte një fjalim të presidenti të Ukrainës, Volodomir Zelensky në parlamentin tonë dhe kërkoi 3 pika, mes tyre edhe mos pranimin e turistëve rusë në Shqipëri, gjatë këtij sezoni, meqenëse u ndryshua edhe regjimi i vizave.

Kërkoi edhe sanksione, që të jenë sa më të forta, por këto sanksione thyhen përditë nga ana e qeverisë shqiptare, sepse tragete, apo anija të mëdha me grurë, apo produkte të tjera, ankorohen në Durrës.

E shikon me një lloj hipokrizie.

Ftesa për në Kiev, nuk ishte për Edi Ramën, por për Dritan Abazoviç. Nuk dihet ende se si e ka siguruar këtë ftesë Dritan Abazoviç, por siç thotë një shprehje duket se ‘tenxherja ka gjetur kapakun”, u shpreh Edith Harxhi në ‘Task Force’ në SYRI TV.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply