Nis protesta në Tiranë, qytetarët: Po nuk ranë çmimet do bjerë qeveria!

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar ka nisur në orën 18:00 protesta e thirrur nga shoqëria civile kundër rritjes së çmimeve. Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’ për të marshuar drejt Kryeministrisë.

‘S’mban më ujë pilafi’ është slogani i protestës së thirrur në rrjete sociale.

Ndërsa ‘Do dalim në rrugë me qindra e me mijëra, po nuk ranë çmimet do bjerë qeveria’ janë disa nga thirrjet e protestuesve.

Reagime

Qytetar 1: Duhet të ngrihet gjithë populli për ta hequr qafe këtë qeveri që na mori në qafë. Jam këtu për të protestuar për çmimin e karburantit, të ushqimeve dhe të tëra. Kam punuar në nëntokë, marr 180 mijë lekë. Po kërkojmë të drejtat tona. Popullin e morën në qafë.

Qytetar 2: Të ulet çmimi i karburantit se nuk po mundemi të shkojmë në punë. Jemi shumë më dobët se para 2 viteve. Kërkojmë të ulet çmimi i karburantit, të shkojmë në punë, të hamë bukë. Me çfarë do hamë, me këto çmime.

Qytetare 3: Ne po fillojmë të organizohemi sërish. Situata është e rënduar, ka rritje të çmimeve të shportës së ushqimeve, të ardhurat të njëjta.

Qytetarët në protestë: Kam punuar nëntokë, marr

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply