“Pelegrinët” politikë…

Nga Iva V.GRILLO

“Pelegrinazhi” politik në Ukrainë duket se është kthyer në një mundësi të artë publiciteti për figura politike që duan të katapultojnë veten në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë që vizitat e mbështetja publike e liderëve të vendeve të fuqishme në zonat e konfliktit mund të mirëkuptohet deri diku si rikonfirmim i mbështetjes së tyre për Ukrainën në proporcion edhe me fuqinë e tyre, është e paqartë se cili është përfitimi i kësaj të fundit nga ekskursioni i Ramës, Abazoviç dhe shoqëruesve që u mbajnë çantat atyre?

Mbështetjen dhe solidaritetin ndaj Ukrainës institucionet shqiptare e kanë treguar që në fillim…aq sa e kanë pasur takatin.

Zelensky mbajti një fjalim në Parlamentin Shqiptar dhe me sa na ka siguruar Niko Peleshi, Shqipëria ka dërguar edhe ndihma në Ukrainë (pavarësisht se këto kanë qenë të një natyre sekrete, që të mos dekonspirohet “aksioni” i Peleshit ?!).

Duke i marrë të mirëqëna këto të gjitha, lind pyetja:

Çfarë vlere të shtuar ka ekskursioni në Ukrainë i Kryeministrit të një vendi të varfër (që as helikopter për të fikur një zjarr nuk ka)… në mes të luftës, me një shpurë shoqëruesish, në një vend që ka halle të mëdha dhe gjëja e fundit që i duhet në këto kohëra është që të kenë nëpër këmbë vizitorë “pa bereqet” me kamera nga pas?!

Sesa ua patën ngenë ukrainasit ekskursionistëve tanë, u kuptua nga ngatërrimi i emrave të kryeministrave në postimin e lajmit…

Dikush mund të thotë që kjo vizitë jep një mesazh politik dhe mbështetje morale…Ndoshta…

Por duhet thënë se sidomos në kohë lufte, çdo veprim ka një raport kosto-perfitim dhe në rastin konkret nuk kuptohet çfarë “bereqeti” të madh mund të ketë Ukraina nga “pelegrinët” tanë… që per më tepër paskan planifikuar edhe një vizitë në një ekspozitë me dëshmi të luftës (?!).

“Ekspozita” e luftës dhe katrahura që ajo ka shkaktuar mund të shihet nga çdo anë e globit fatkeqësisht, pa nevojën e vizitave pompoze me shpura dhe kamera nga pas.

Ne shoqërinë e spektaklit, ku Kryeministri ynë dëshiron të jetë gjithnjë në qendër, herë si aktor e herë si regjizor, ekziston një rrezik i madh: që tragjedia e milionave të reduktohet në një teatër brenda teatrit…

Dhe ky është dëmi më i madh që mund tu bëhet njerëzve që përballen përditë me luftën dhe pasojat e saj… të përdoren si dekor i ambicieve të “pelegrinëve” politike të cilët janë në kërkim të vetë-gratifikimit personal.

#StopFarsesRama

Mund të jetë një imazh i 6 persona, mjekër, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "L lapsi.al Lapsi.al 8m. 8m m i lapsi.al Gafa e Zelenskyt, Ramën e "emëron" kryeministër të Malit tẻ Zi (FOTO) Lapsi.al"

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "Rama dhe Abazoviç do të vizitojnë zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin, si dhe mẽ pas ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase. #ukraine #euronewsalbania Borodyanka No Comment euro news."

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply