Protestuesit-Ramës: Ky shtet është i korruptuar, ministrat bëjnë qejf në hotelet e Dubai

Qytetarët kanë dalë në protestë ditën e sotme për rritjen e çmimit të ushqimeve dhe karburanteve në vend. Një qytetar ka deklaruar se qeveria në vend që të taksojë qytetarët, duhet të taksojë oligarkët. Ai gjithashtu ka përmendur rritjen e çmimit të vajit, duke shtuar se ministrat po bëjnë qef në hotelet e Dubait.

Qytetarët: Ka shku 5 mijë lekë shishja e vajit, ministrat për qef në hotelet e Dubait. Durimi po mbaron. S’ka më nëpërkëmbje. Sistemi na jep dhunë. Rroftë e vërteta, do dalim në rrugë, me qindra, me mijëra, po nuk ranë çmimet, do bjerë qeveria. Takso oligarkët, jo qytetarët.

Ky shteti është i korruptuar. Knaë ndërtuar skema mashtruese e të falsifikuara. Këtu duhet të mbrohemi nga institucionet, por këtu nuk ka asnjë institucion. Ka ardhur koha që të japin llogari, kanë lënë pensionistët rrugëve. Ky është shteti i hajdutëve.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply