Kryetari i PD-së, Sali Berisha nga Baku sulmoi kryeministrin Edi Rama lidhur me projektin e ndryshimit të kufijve dhe nismës së Ballkanit të Hapur. Ai foli edhe për ndikimin rus dhe të vendeve të tjera në rajonin e Ballkanit.
“Projekti i ndryshimit të kufijve gjeti mbështetjen e një lobimi të fortë të Soros, që e paraqiti si projekt të fondacionit “Shoqëria e Hapur”. Më pas filloi “mini shengeni ballkanik” tre me Serbinë, Maqedoninë dhe fatkeqësisht vendi im.
Në vend që të ishin gjashtë vende, u kthye në një aleancë trepalëshe. Sergei Lavrov synonte të vizitonte Beogradin, vendet anëtare të NATO-s nuk e lejuan. Ai tha se po shkonte të mbështeste Ballkanin e Hapur.
U tregua qartë se Ballkani i Hapur ishte interes rus. Por që të jem i sinqertë mbështetej nga Soros. Mendoj se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësor. Procesi duhet të jetë europian dhe i lidhur me SHBA-në, që duhet të jenë aksioneri kryesor në zbutjen e konflikteve në rajon.
Duhet të ketë një marrëveshje gjysmë të imponuar dhe jo plotësisht të imponuar” tha Berisha në Forumin e IX-te Global në Azerbajxhan.