Deklarata e WB6: “Ballkani i Hapur” do konkurrojë negativisht Procesin e Berlinit

Grupi strategjik i Ballkanit Perëndimor ka deklaruar se projekti i Ballkanit të Hapur do të konkurrojë negativisht Procesin e Berlinit. Në deklaratën e kësaj organizate thuhet se Ballkani i Hapur nuk është i lidhur me asnjë standard të BE-së dhe liderët rajonalë mund ta drejtojnë atë në rrugë që nuk mund të kontrollohen nga perspektiva e politikës së zgjerimit të BE-së”.

Projekti i Ballkanit të Hapur do të konkurrojë negativisht me Procesin e Berlinit dhe do të udhëheqë integrimin rajonal në një drejtim të fragmentuar, thotë Grupi Strategjik 6 i Ballkanit Perëndimor, një organizatë kjo për demokraci dhe të drejtat e njeriut, me seli në Sarajevë. Në deklaratën e këtij grupi thuhet se nismëtarët e Open Balkan shmangin shpjegimet sesi projekti do pajtohet me procesin e Berlinit.

“Ballkani i Hapur nuk është i lidhur me asnjë standard të BE-së dhe liderët rajonalë mund ta drejtojnë atë në rrugë që nuk mund të kontrollohen nga perspektiva e politikës së zgjerimit të BE-së”. Nismëtarët e Ballkanit të Hapur shmangin shpjegimin sesi projekti do të pajtohet me Procesin e Berlinit dhe politikën e zgjerimit, si dhe me tregun e mëtejshëm të përbashkët rajonal dhe sa i realizueshëm do të ishte krijimi i dy kornizave që synojnë të rregullojnë të njëjtën gjë.

Në deklaratë përmenden dilemat e Kosovës, Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi – që nuk janë pjesë e Ballkanit të Hapur – lidhur me natyrën gjithëpërfshirëse të nismës.

“Ka shqetësime se projekti Ballkani i Hapur po krijon një hendek mes partnerëve transatlantikë. Shumë kryeqytete evropiane nuk janë të bindura në këtë project. Serbia, si një nga nismëtaret e Ballkanit të Hapur, po përballet me njoftime për ngadalësimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sepse mbetet këmbëngulëse në shmangien e harmonizimit të plotë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Në këtë kuptim, Ballkani i Hapur ka potencialin të krijojë ndarje dhe të dëmtojë natyrën e bashkëpunimit rajonal në baza të barabarta”.

Procesi i Berlinit është krijuar më 2014 mes të rritjes së euroskepticizmit dhe vendimit të atëhershëm të BE-së që nuk do të ketë pranim të anëtarëve të rinj në pesë vitet e ardhshëm.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply