Përgjimet/ Djali iministrit shkoi në Itali me dokumente false për trafikim ilaçesh

Autoritete Itlaine kanë proceduar penalisht Endi Çuçin, djalin e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi. Djali i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, duket se ka shërbyer si transportues në grupin që merrej me kontrabandë medikamentesh gjatë kohës së pandesë së Covid-19. Dokumenti i publikuar sot nga Berisha tregon edhe një pjesë të përgjimeve mes personave të vënë nën hetim që tregon implikimin e djalit të ministrit Çuçi.

Konkretisht në një bisedë, biznesmeni Ndue Pulaj është regjistruar që flet me një tjetër shqiptare të identifikuar si Evisa Sulejmani, të cilës i thotë se, do t’i dërgojë një medicament përmes djalit të Zhaklina Petos, pra Endit. Në dokument shkruhet gjithashtu se hyrja e Endi Çuçit në Itali është bërë në mënyrë ilegale në maj të vitit 2021, kur kufijtë ishin të mbyllur për shkak të pandemisë së Covid-19.

Referuar akteve të organit të akuzës emri i djalit të ish-ministrit të Brendshme përmendet në datën 20/4/2021 në një bisedë mes dy shqiptarëve Ndue pulaj dhe Evisa Sulejmani që janë në hetim për kontrabandë ilaçesh.

Në datën 4 i 5 2021 Endi Çuçi ka hyrë në Itali me dokumente mjekësore false, thuhet në aktin e Prokurorisë italiane.

Në transkriptin e bisedës telefonike mes dy shqiptarëve thuhet se Endi do të sillte në Itali ilaçe, një prej këtyre ishte Tamoksifen. Madje konfirmimin për ardhjen në Itali të djalit të ministrit e bën edhe daja i tij Vladimir Peto.

Madje në një bisedë mes këtij të fundit dhe Ndue Pulajt shihet siguria e këtij të fundit se personat që do të shkojnë në Itali për kurim, nuk do t’i ndalonte njeri.

Përgjimet italiane

Ndue Pulaj: Po, shumë mirë, … nuk i ndalon asnjë njeri, Lad!

Vladimir Peto: Dakord, dakord.

Ndue Pulaj: Në çantë kam disa dokumente, për atë që do të kemi atje, kam disa mosmarrëveshje me ta, mund të them.

Vladimir Peto: Në rregull, ua japim atyre.

Ndue Pulaj: Për Rinas…

Vladimir Peto: Edhe nëse të thonë dicka, “i kemi për familjarët tanë”.

Ndue Pulaj: Asnjë njeri nuk do t’i thotë asgjë, e di unë, vetëm në rast se.

Denoncimi i qytetarit dixhital 
Kam disa dokumenta me rendesi te cilat po jua nis. Behet fjale per nje mase sigurie te Gjykates italiane ku i perfshire eshte djali i Blendi Çuçit, Endi Çuçi ne kontrabande ilacesh dhe pacientesh shqiptare qe te merrnin karta shendeti te falsifikuara ne Itali ne kohen e Covid. Nuk e ka asnje media vetem ne. Nje miku im gazetar ma dha ne menyre konfidenciale te cilat i siguroi nga gazetare italiane. Materialet i kam.

Me poshte po ju nis dokumentin e Gjykates, ku permendet djali i Blendi Çuçit nga martesa e tij e pare me Zhaklina Peton, e dale ne pergjimet italiane.

Bashkengjitur ju nis te gjithe materialin, median tone e cila e publikoi rastin, por nuk e kane permendur emrin e djalit te Blendi Cucit dhe median italiane. Kredecialet e tij dhe punesimin ne KLGJ.

***

Sipas qytetarit dixhital, Endi Çuçi është djali i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi nga martesa e tij e parë me Zhaklina Peton. Ndaj tij ka patur edhe një masë sigurie nga Gjykata italiane, ndërsa thekson qytetari dixhital, se ka patur ndërhyrje të fuqishme për lirimin e tij.

Image

Image

Image

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply