Çmimi i naftës 2650 lekë për litër, Berisha: Çmënduri! Vjedhje nga bordi i Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ashpër për vendimin e bordit të Ramës për rritjen e çmimit të naftës me 265 lekë për litër. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, krye-hajduti ka vendosur të zhvasë çdo qindarkë nga familjet shqiptare, duke e çuar në stratosferë çmimin e naftës, nëpërmjet bordeve me mendësi komuniste.

Reagimi i kreut të PD, Berisha

Nafta arrinë në 265 lekë për litër.

Rritje tjetër stratosferike e çmimit të naftes.

Bordi komunist i Edi Ramës nuk ka të ndaluar!

Çmimi i naftës shënon sot një tjetër rekord. 265 lekë për litër do të paguajnë shqiptarët duke nisur prej ditës së sotme. Çmënduri! Abuzim! Vjedhje!

Krye-hajduti ka vendosur të zhvasë çdo qindarkë nga familjet shqiptare, duke e çuar në stratosferë çmimin e naftës, nëpërmjet bordeve me mendësi komuniste. Me naftën po bëhej një abuzim i tejskajshëm në vend. Edhe pa krijimin e bordeve situata ishte alarmante, por u zhyt edhe më thellë që në momentin e krijimit të bordeve të vjedhjes.

Çmimi i naftës në rajon ka një diference të madhe me Shqipërinë, e faji këtu është kryekëput i qeverisë dhe Edi Ramës. Masa të menjëhershme duhen ndërmarrë ose çmenduria e këtij njeriu do të dëmtojë ekonominë e çdo qytetari shqiptar. sb

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply