Rama, vasali që për padronin shkelmon interesat e kombit të vet!

Nga Sali BERISHA

Rama, vasali qe per padronin shkelmon interesat e kombit te vet!

Ai sfidon e kercenon edhe Europen:

Mos e merzisni padronin tim se Ballkani destabilizohet.

Miq, Edi Rama provohet çdo dite si vasal i shpifur i padronit te tij Aleksander Vuçiç.

Ai ne takime bi dhe multilaterale eshte dhe avokat kryesor i serbomadhit Aleksander Vuçiç duke neveritur bashkebiseduesit e tij me tualetin qe perpiqet ti bej atij si askush tjeter.

Me qendrimin e tij prej vegle te keqperdorur ai i habiti udheheqesit e vendeve anetare te NATOs duke i dale zot Aleksander Vuçiç ne samitin e fundit te Aleances kur shqetesimeve te tyre serioze per rolin e Serbise si Rusi e vogel ne rajon dhe armatosjen e shpejte te saj me arme ruse dhe kineze si dhe refuzimin nga Beogradi per zbatimin e sanksioneve qe Bashkimi Europian ka vendosur ndaj Serbise. Ne kete samit presidenti i Kroacise do te lobonte per Kosoven. Ai deklaroi se “Kam propozuar që Kosova të integrohet, që më në fund të bëhet një shtet i plotë” Kurse Edi Rama nuk do mbeshteste keto kerkesa te presidentit te Kroacise.

Perkundrazi Rama, kryeministri i kombit i cili nga viti 1874 gjer ne vitin 1999 ka njohur nga serbet disa genocide ciklike ndaj tij per habine e te gjithe te pranishmeve dhe duke i çuditur dhe neveritur ata foli aty sikur te ishte perfaqesues i Beogradit dhe beri avokatine e Serbise dhe serbomadhit Aleksander Vuçiç, per çka ai fitoi perçmimin dhe gerdine e audiences ne Samit por edhe falenderimin publik te padronit te tij Vuçiç.

Po keshtu vetem pak dite me pare Kancelari Scholz vizitoi Beogradin dhe paraqiti publikisht si kerkese kryesore respektimin nga Beogradi te sanksioneve te Bashkimit Europian ndaj Rusise.

Menjehere dhe flak per flake Edi Rama, duke sfiduar haptas kerkesat e qarta te Kancelarit Scholz, do hidhej ne mbrojtje te padronit te tij Vuçiç duke deshmuar se mbrojtja e interesave te Serbise, dhe padroni i tij dhe jo ato te Shqiperise dhe as te BE jane te rendesishme per te.

Ne intervisten dhene gazetes Politiko njera nga mediat me influente ne Bruksel dhe Ëashington, e cila ne klasifikimin e kater viteve me pare do te nxirte Ramen liderin me te dobet te Ballkanit dhe Europes ai do te mbronte haptas qendrimet proruse te Vuçiçit dhe refuzimin nga ana e tij te zbatimit te sanksioneve te BE ndaj Rusise.

Ne kete interviste Rama i thote gazetarit “Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë të tjerë, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë” Madje ai mendon se respektimi nga Serbia i embargos ndaj Rusise “Është vetëvrasëse për ekonominë e tyre,” Me poshte ky vasal mjeran thote se ai mirekupton Serbine dhe Europa nuk e kupton dhe, po sipas tij, natyrisht ne verberine te plote dhe sikur te ishte zedhenes i Aleksander Vuçiç paralajmeron Europen se me kerkesen ndaj Serbise per respektimin e sanksioneve ndaj Rusise mund te destabilizoje rajonin. Keshtu Rama thote:

“Ne ndonjëherë duhet të durojmë me të tjerët dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh, përndryshe nuk mund ta mbajmë këtë komunitet të bashkuar për qëllime më të larta dhe më të mira,” Pra sipas Rames per qellime me te larta duhet te lejohet Serbia dhe padroni i tij te shkelin embargon dhe te ndihmojne keshtu Rusine ne agresionin e saj ndaj Ukraines. Perndryshe, vazhdon ai duke kercenuar Europen “Presioni i tepruar i Perëndimit ndaj Serbisë është shkatërrues për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, dhe se “ skenaret e tjerë janë vërtet shumë të këqinj për të gjithë dhe veçanërisht për këtë rajon”.

Ky kercenim per konflikt dhe destabilitet te Ballkanit eshte nje akt i vertet prej skllavi te gatshem te pohoje cdo gje dhe per te mbrojtur te zotin e tij. Kjo eshte mbrojtje e turpshme e Edi Rames per njeriun qe po ndihmon makinerine vrastare ruse ne Ukraine, e cila deshmon gjithashtu dyfytyrsine dhe e tij ndaj agresionit barbar rus dhe luftes per liri te popullit ukrainas.

Te dashur miq, ju ftoj ju dhe çdo shqiptar qe ndjehet i tille te denojme bashkerisht kete qendrim te hapur anti kombetar dhe antieuropian te Edi Rames qe ia ka lakmi edhe vet ultranacionalisti Milorad Dodik, presidenti i Republikes Serbe te Bosnjes dhe qe provon ne menyre te pakundershtueshme vasalitetin e plote ndaj Beogradit, tradhetine e tij kombetare. sb

About Redaksia

Check Also

Kriza e progresizmit

Ajo që po shohim është rezultati i përplasjes mes dy formave të brendshme të teknokapitalizmit. …

Leave a Reply