Berisha: Superskandal! Banda qeveritare e Elbasanit e pajisur me çertifikatë sigurie për NATO

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ashpër pas publikimit në media të një skandali të ri të qeverisë Rama.“Banda qeveritare e Elbasanit e pajisur me certifikatë sigurie për NATO”, shkruan Berisha, pas publikimit se motra e të arrestuarit Nuredin Dumani është pajisur nga DSIK me çertifikate sigurie të nivelit të lartë.

Reagimi i kryetarit të PD, Berisha

Super skandal i ri!

Banda qeveritare e Elbasanit e pajisur me çertifikatë sigurie për Nato.

Miq,

Njëra prej bandave më të rrezikshme në Europë dispononte edhe çertifikatë sigurie për NATO -n.

Mediet informojnë sot se me datën 06.06.2022, motra e vrasësit serial Nuredin Dumani u pajis nga drejtori i përgjithshëm i DSIK, i cili varet direkt nga Edi Rama, me certifikatë sigurie për të lexuar edhe dokumentet sekrete të NATO-s. Kjo u bë me kërkesë të Ministres së Jashtme Olta Xhaçkës.

Ky super skandal ndodhi pikërisht në ditët kur i vëllai i saj depononte në prokurori serinë e vrasjeve me pagesë që ai ka kryer, por edhe lakimin e Taulant Ballës dhe qeveritarëve të tjerë të lartë si të përfshirë në veprimtaritë e bandës.

Dënoj me forcën më të madhe këtë superskandal që dëshmon lidhjet e tmerrshme të niveleve më të larta të qeverisë me krimin. #sb

About Redaksia

Check Also

Kompania e konteniereve që operon në Portin e Durrësit u bllokua në SHBA me 20 ton kokainë

Një nga kompanitë që kanë ndenjur në hije është kompania e kontenierëve që është marrë …

Leave a Reply