Harta e re gjyqësore/ Dhoma e Avokatisë Vlorë: Do të vijojmë bojkotin e gjyqeve

Pas përfundimit të vojkotin prej 4 ditësh të seancave gjyqësore, Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë në një mbledhje urgjente ka vendosur të vijojë bojkotin e të gjithë seancave gjyqësore deri më datë 24 qershor, ndërsa në datat 21 dhe 22 do të bojkotojë edhe seancat gjyqësore.

Për mediat në një deklaratë kreu i Dhomës Durim Bajramaj tha se këtij vendimi i është bashkuar edhe dhoma e avokatisë Shkodër.

Barjamaj theksoi sërish keqardhjen se autoritetet vendore por edhe politike në Vlorë nuk janë kanë injoruar këtë vendim që i heq institucionet Vlorës.

Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend, ndërsa i vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është shtimi i një gjykate të shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

About Redaksia

Check Also

Tre orë në pyetje nga FBI, çfarë fsheh Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat në …

Leave a Reply