Në kryeqytetin shqiptar ndërtesat historike po zhduken nën presionin e spekulimit ndërtimor, shpesh i ushqyer nga riciklimi i parave të pista.
Në 30 vitet e fundit Tirana është shënuar nga transformime të vazhdueshme. Gjykimet lëkunden nga një ekstrem në tjetrin, sipas bashkëbiseduesit tuaj. Shumë aktivistë dhe banorë do t’ju thonë se qyteti e ka humbur shpirtin e tij, hapësirat e tij të çmuara të gjelbëra dhe identitetin e tij. Funksionarët vendorë, në të kundërt, do t’ju përgjigjen se Tirana është një vend për të rinjtë, një vend ku zgjedhjet e administratave janë të frymëzuara nga respektimi i mjedisit.
Çmimet në qiell
Për të krijuar një ide, duhet ecur nëpër rrugë. Kantieret janë në rritje dhe, midis banesave të epokës komuniste, ndërtesave me ngjyra të gjalla dhe disa pallateve historike ende në këmbë, betoni është i gjithëpranishëm dhe në ekspansion. Në qendër janë ndërtuar qiellgërvishtëse dhe vinçat dominojnë peizazhin. Filmimet e kryera në qytet nga një dron në periudhën midis qershorit dhe korrikut të 2021 kanë treguar të paktën 414 kantiere aktive, ndërsa në 2020 qenë dhënë 201 leje ndërtimi, një në çdo 48 orë. Në tremujorin e parë të 2021 janë miratuar leje ndërtimi me një vlerë prej rreth 127 milion dollarësh, thuajse dyfishi respektivisht të njëjtës periudhë të 2020. Progresi është i nevojshëm, ashtu si edhe investimet në infrastruktura, banesa, zyra dhe qendra tregëtare, por cili është çmimi i gjithë kësaj?
Në kryeqytet qiratë janë rritur në mënyrë domethënëse, duke i shtyrë shumë banorë që të transferohen tjetërkund. Nëse deri 4 vite më parë një apartament në qendër me dy dhoma kushtonte rreth 300 euro në muaj, sot arrin në më shumë se 500 euro. I njëjti problem paraqitet për cilindo që dëshiron të blejë një imobiliare. Për ndërtesat e reja të qendrës çmimet luhaten rreth 4000 eurove për metër katror, ndërsa në zonat periferike në rreth 800 euro. Çmimi mesatar është prej 1102 euro për metër katror, një shifër shumë e lartë nëse mbahet parasysh rroga mesatare, që në kryeqytet vërtitet në 500 euro në muaj. Sot tregu imobiliar i Tiranës është një ndër më të shtrenjtët e Europës; qiratë po afrohen me ato të Brukselit dhe Romës. Sipas Bankës së Shqipërisë, çmimet e sektorit janë rritur me 43% nga 2014. Por kësaj rritjeje të pandalshme nuk i korrespondon një rritje e rrogave, e mbetur e pandryshuar, dhe as investime të mëdha të huaja. Ekspertët pohojnë se Shqipëria do të ndeshet ka mundësi me një reçision ekonomik kur e ashtuquajtura flluskë ndërtimi do të shpërthejë, duke shkaktuar një rënie të çmimeve të imobiliareve që mund të humbasin 50% të vlerës në vitet e ardhshme.
Një lumë parashë
Vlerësohet se në Shqipëri hyjnë deri në 700 milion euro në vit shuma të paligjshme, për më tepër nga aktivitete kriminale, korrupsion dhe mashtrim fiskal. Në 3 vitet e fundit sektori shqiptar i ndërtimtarisë ka mundësuar të riciklohen rreth 1.6 miliard euro. Në 2020 Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transkombëtar (GITOC) ka treguar se njëra prej mënyrave më të përhapura për ta ricikluar paranë është ta investosh atë në ndërtimtari. “Fillohet duke financuar ndërtesa të reja banesore apo tregëtare, vazhdohet duke riprekur nga poshtë kostot e krahut të punës dhe arrihet deri në shitjen e produktit final”, lexohet në raport. Sipas GITOC, shpesh bashkitë nuk kryejnë asnjë kontroll pasi kanë dhënë lejet e ndërtimit. Pas rënies së komunizmit, në Shqipëri sektori i ndërtimtarisë është stimuluar nga investimet e emigrantëve (por të cilave nuk është e mundur t’i verifikohet legjitimiteti). Në 2012 ka pasur një rënie të lehtë për shkak të reçisionit global, por në 2016 ka regjistruar në rritje të fortë, të cilin ekspertët ia kanë atribuar “investimeve të paligjshme me origjinë kriminale”. Raporti i GITOC tregon se 59% e 141 kompanive që kanë marrë lejen për të ndërtuar shumëkatëshet midis viteve 2017 dhe 2019 nuk i kishin resurset për t’i kompletuar ato.
Duke gjykuar nga llogaritë e tyre, këtë kompani nuk kishin të hyra domethënëse, aktive apo hua që mund të qenë përdorur për të financuar projektet. GITOC vlerëson se 60% e parasë ka ardhur nga burime të paligjshme. Raporti thekson se, megjithëse duke mbajtur parasysh vlerën e kontratave të huave nga kompanitë, mbetet një diferencë prej rreth 600 milion eurosh vetëm në 2019. Sipas një eksperti shqiptar të fushës, që ka preferurar të ruajë anonimitetin, nëpërmjet sektorit imobiliar shqiptar midis viteve 2016 dhe 2019 mund të jetë ricikluar më shumë se 1.5 miliard euro. Për të siguruar lejet e nevojshme kriminelët lidhen me politikanë dhe funksionarë publikë. Në janarin e 2021 arrestimi nja 10 eksponentëve të ’Ndrangheta në Itali ka shfaqur lidhje me sektorn e ndërtimtarisë në Shqipëri. Bisedat e interceptuara kanë treguar përfshirjen e një biznesmeni shqiptar, ka mundësi i lidhur me kryeministrin dhe kryebashkiakun e Tiranës. Telefonatat kishin të bënin me investimet, kantieret dhe projektet për qendrën e kryeqytetit, përveç çmimeve të fryra të imobiliareve. Në një regjistrim dëgjohet të thuhet se çmimet për metër katror të qiellgërvishtëseve të reja shkojnë nga 3800 në 4000 euro, ndërsa vlera reale shkon në 510 euro.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mohuar çdo përfshirje, duke pohuar se ky hetim është komisionuar nga partitë opozitare për të manipuluar opinionin publik përpara zgjedhjeve legjislative të 2021. Veliaj ka hedhur poshtë se janë dhënë leje nën presionin e grupeve kriminale apo që të çojnë në aktivitete të paligjshme. Në shkurtin e 2021 Prokuroria Speciale Antikorrupsion ka çelur një hetim paraprak, për të cilin nuk ka ende lajme. Pak muaj më pas, Njësia e Informacionit Financiar italian ka deklaruar se në gjysmën e parë të 2020 Shqipëria kishte qenë destinacioni më i lakmuar për “transaksione të dyshimta” të ardhura nga Italia. Shqipëria kalonte Marokun, Rumaninë dhe Senegalin, me thuajse gjysmën e 70157 sinjalizimeve të aktiviteteve të dyshimta të kësaj periudhe. Moneyval, organi i Këshillit të Europës që vigjëlon mbi luftën ndaj ricklimit dhe financimit të terrorizmit, i ka quajtur të pamjaftuara masat e marra nmga autoritetet shqiptare. Janë bërë hapa përpara, por mbesin pengesa të shumta, midis të cilave mungesa e dënimeve dhe e sanksioneve. DASH ka arritur në konkluzione të ngjashme në raportin e tij mbi trafikun ndërkombëtar të drogave, duke pohuar se në 2020 Shqipëria ka qenë një “destinacion i rëndësishëm për riciklimin e parave të pista”. Sipas dokumentit, qeveria shqiptare “nuk ka arritur përparime të rëndësishme në luftën ndaj riciklimit të parave të pista dhe kriminalitetit financiar”.
Rruspat në mëngjes
Kështu, ndërsa shqiptarët transferohen jashtë qyteteve, avancimi i ekskavatorëve, vinçave dhe betonierave vazhdon. Kush mbetet asiston në shkatërrimin e monumenteve historike, parqeve dhe hapësirave të hapura, pa mundur të bëjë dot asgjë për t’i ndaluar. Në vitet e fundit shoqëria civile ka kërkuar t’i kundërvihet, por përpjekjet e saj kundër pushtetit shtetëror dhe parave që i mbështesin për momentin nuk kanë dhënë rezultate. Një moblizim për të penguar shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, e çuar përpara për 2 vjet, ka përfunduar kur forcat speciale kanë nxjerrë jashtë një aktiviste nga ndërtesa në orën 3 të mëngjesit dhe rruspat kanë hyrë në funksionim, ndërsa njerëz të tjerë qenë ende brenda tij. Nuk ju është dhënë as koha për të marrë gjërat e tyre. Një fat i ngjashëm i ka takuar edhe kujt protestonte kundër shkatërrimit të banesës së vet për t’ju dhënë hapësirë ndërtesave të reja. Policia ka ardhur në mëngjes, duke përdorur gaz lotsjellës e shkopinj gome duke duke vënë në dorë pronat e të nxjerrëve jashtë me force me t’u përfunduar shkatërrimi. Shoqëria civile vazhdon t’u kundërvihet ndryshimeve në zhvillim në Tiranë, por po humbet besimin tek aparati shtetëror dhe prokuroria. Shpesh nuk ka kohë për të ndaluar rruspat duke përdorur rrugët ligjore, duke qenë se gjykatat janë të përmbytura nga dhjetëra çështje të vjetra. Rezultati është se një qytet magjepsës po e humbet identitetin e tij arkitekturor. Shtëpitë osmane dhe vilat e viteve ’30 zhduken dhe Shqipëria lodhet ta njohë veten tek monolitët e betonin që po zënë vendin e tyre.
(Alice Taylor për Lupiga)
Përgatiti
ARMIN TIRANA