Petani: Durrësi po zhvishet nga institucionet. Mbyllja e gjykatave do të sjellë pasoja

Kreu i Dhomës së Avokatisë Durrës, Lorval Petani, komentoi në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike, hartën e re gjyqësore.

Petani theksoi se qytetarët dhe bizneset do mbeten të papërfaqësuar ndërsa qytetit do t’i zhvishen institucionet.

Sakaq, ai u shpreh se harta e re gjyqësore i heq qytetarit aksesin në drejtësi.

“Durrësit i shkrihen tre gjykata, Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, Gjykata e Shkallës së Parë Administrative dhe Gjykata e Apelit Durrës. Qyteti i Durrësit po zbrazet nga institucionet.

Po i largohen gjykatat, kur qytetin e fuqizojmë nga zhvillimet, e zhveshim nga institucionet, pakësohen shërbimet.

Kundërshtojmë këtë hartë, do sjellë shumë pasoja. I heq të drejtën qytetarit të ketë akses në drejtësi.”-tha Petani.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne do fitojmë sepse sot jemi në misionin e shpëtimit të Shqipërisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike se, ne do …

Leave a Reply