Rama kërkoi sot në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës që të mos ketë ndalesa në kufi për qytetarët, ndërsa kjo është një shprehje tjetër hiokrizie për shkak se Rama është autori i vendosjes së traut në Rugën e Kombit ku qytetarët e Kosovës paguajnë 5 euro për çdo kalim në këtë rrugë
Ndërsa ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla po fliste për marrëveshjen e re që do të firmosë Shqipëria dhe Kosova për kalimin në kufij, kryeministri Edi Ram ai është drejtuar me një pyetje, ndërsa komentet e tij kanë shkaktuar të qeshura.
Ministri tha se marrëveshja do të krijojë lehtësira për qytetarët që kur të kalojnë në kufirin e Vërrmicës, Rama i kërkoi që t’i specifikonte këto lehtësira, pasi siç tha “kjo fjalia më fut ankthin”.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla: Policia e Kosovës dhe Shqipërisë gëzojnë bashkëpunim të mirë. Në kuadër të kësaj sot do nënshkruajmë marrëveshjen që do lehtësojë kalimin kufitar.
Kryeministri Edi Rama: A mund të bëj një pyetje unë, se kjo fjalia “do kemi disa lehtësira” më fut ankthin, se imagjinoj veten duke pritur në makinë lehtësirat… mund ta dimë si do kalohet në kufi në Korrik dhe Gusht? Ca janë këto disa lehtësira? Së bëhet fjalë që kur shkon njeriu për plazh mos ketë pengesa, ca do me thënë kjo tani?
Ministri: Nëse mundem, kur isha para disa ditësh në Shqipëri, polici kufitar në Vërrmicë më uroi rrugë të mbarë…
Rama: A mund t’ia kurseni dhe këtë urim udhëtarëve?! Ata kur kalojnë mos kenë fare polic aty, por të ketë ndalime të rastësishme? Mund të ndodhë kjo? Apo duhet patjetër një polic që t’i thonë mirëserdhët?
Minsitri: Atë e mundëson vetëm protokolli.
Rama: Shpresojmë të jetë i fundit ky protokoll, dhe në korrik qytetarët të futen pa ua uruar polici mirëseardhjen…