Berisha: Vuçiç dhe Rama kërcënojnë BE me mospjesëmarrje në Samitin e Brukselit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilëson si aleancë pro Putinit në Ballkan, Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiçin. Me kërcënimin e sotëm që këta të dy i bënë BE-së, për të refuzuar samitin e 23-24 qershorit, është qëndrimi i hapur kundër Unionit të Europës.

Reagimi i kreut të PD, Sali Berisha

Aleanca pro Putin ne Ballkan!

Vuçiç dhe Rama kërcënojnë BE me mospjesëmarrje në Samitin e Brukselit!

Të dashur miq, në një qëndrim sinkron në Beograd dhe Tiranë, Presidenti i Serbomadhisë Aleksandër Vuçiç dhe vasali i tij Edi Rama kërcënojnë me mospjesëmarrje në Samitin e liderëve të vendeve të BE-së që do të mbahet në Bruksel me datën 23 qershor dhe në të cilin janë të ftuar edhe udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ky kërcënim i dy gangsterëve autokrat të Ballkanit Perëndimor, presidentit të serbomadhisë Vuçiç dhe vasalit të tij Rama, duket si i urdhëruar nga Putin vetëm e vetëm për të shënuar kthesën e rajonit drejt projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur me të cilin vendosën në rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse.

Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim antikombëtar dhe anti-BE, pro serbo- rus të Edi Ramës dhe ftoj shqiptarët të ngrihen në këmbë për të mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatlantik të tyre!

About Redaksia

Check Also

Dy lajme të gëzueshme në një ditë për familjen Rama…

Nga Xhevat MUSTAFA Më 14 qershor 2026, Edi udhëtoi për në Zvicër, si turist, si …

Leave a Reply