Nipi i Bllakos u gjobit me 10 mln USD, hetimi për pastrim parash ra prej imunitetit të dajës

Nipi i ish-deputetit socialist Alqi Bllako, Gio Basha është gjobitur me 10 milionë dollarë nga (SEC) Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Këmbimit.

Nga raportimet e mediave të huaja, figura enigmatike dhe shpesh e diskutueshme e njohur si Gio Basha sapo është gjobitur me 10 milionë dollarë nga SEC (komisioni i letrave me vlerë dhe këmbimit) dhe kjo nuk është përplasja e tij e parë me ligjin.

Ky nuk është precedenti i tij i parë i shkeljes së ligjit, pasi ai rezulton se është hetuar nga FBI dhe DD në vitin 2011 për pastrim parash me dajën e tij, politikanin shqiptar “Alqi Bllako”.

Dyshimet janë se imuniteti i tij ka luajtur rol në rrëzimin e këtij hetimi, megjithatë autoritetet kanë vënë nën sekuestro llogaritë bankare të Bashës.

Në vitin 2021, dyshohet se ai ka përfituar mbi 15 milionë dollarë në industrinë private të artit dhe është vënë sërish nën hetim. Kësaj here ai është gjobitur me 3 milion dollarë nga SEC.

Sipas një raporti hetimor, dyshohet se ai u shiste vepra arti mafiozëve të pasur shqiptarë dhe trafikantëve të drogës.

Por ai arriti të kapërcejë këtë problem për shkak të boshllëkut të legjislacionit për të dënuar rastet e artit privat përmes ankandeve, ku bëhej pastrimi i parave.

Megjithatë muajin e kaluar, bastisja e një rezidence në Itali në pronësi të një bosi të njohur mafioz sicilian çoi FBI-në përsëri në gjurmët Gio Bashës.

Sipas një raporti të hetuesve italianë, Basha ka vepruar si ndërmjetës për mbi 300 marrëveshje private arti duke përdorur një sistem të quajtur “Bankim i fshehur”. Ai ishte në gjendje të pastronte shuma të mëdha parash për politikanët e korruptuar dhe oligarkët rusë./Syri.net

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply