Deputeti i PD, Agron Shehaj i ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ka folur për skandalin e radhës të denoncuar ndaj qeverisë së Edi Ramës, pasi ka shpallur si investitor strategjik burrin e ministres Olta Xhaçka, i cili ka marrë një kontratë duke përfituar tokë publike për të ndërtuar një resort prej 5 milionë eurosh në Dhërmi.
Shehaj ka theksuar shkeljet kushtetuese nga dhënia e pronës publike në Dhërmi, burrit të ministres Olta Xhaçkës, i cili është në konflikt të pastër interesi, duke sqaruar edhe praktikën e ndjekur.
Shehaj: Regimi i ministres Xhaçka në parlament ishte fyes më së shumti ndaj meje. Jo nuk di jo nuk ke. Ministrja duhet të ishte përgjigjur vetëm një pyetje, a është kunata e saj, përfituesja e kësaj toke publike nga kompania e bashkëjetueses së vëllait?
Unë e kuptoj se ajo është në shkelje totale të ligjit.
Në marsin e vitit të kaluar Rama shpall vendimin se Artan Gaçi ishte investitor publik, pra burri i ministres Olta Xhaçkës. Në fillim ka dalë kompania e burrit në Olta Xhaçkës me të gjitha kriteret e shpallura nga Rama si investitor strategjik. E thotë vetë Artan Gaçi në një intervistë për BIRN se kompanisë së tij i shtojnë një hotel menaxhment, në të njëjtën zyrë në emër të një investitori amerikane dhe kërkojnë ndryshimin e vendimit të parë të Ramës dhe të shtojë kompaninë e kësaj shtetase amerikane si investitore amerikane dhe ai e pranon vetë se e ka bërë për të shmangur konfliktin e interesit.
Pasi e shpallën investitor strategjik edhe kunatën, Rama merr vendimin për ti kaluar pronën publike kunatës së Xhaçkës. Pra Rama mbledh ministrat dhe i kalon pronën një ministreje. Provat janë në letra. Ne nuk dimë në se a ishte Rama në dijeni se përfituesi ministrja e kabineti të tij? Sepse po të jetë në dijeni pastaj është edhe më e rëndë.