Qeveria bullgare kundërshton heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut

Mediat në Bullgari raportojnë se qeveria e kryeministrit Kiril Petkov ka rrëzuar propozimin e kreut të opozitës Bojko Borisov për të miratuar propozimin e presidencës franceze me qëllim heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Deklarata u bë zëdhënsja e qeverisë Lena Borislavova për Dnevnik. Ajo tha se “kryeministri Kiril Petkov nuk do të tërhiqet nga formula e shpallur në mënyrë të përsëritur për vendimin për Maqedoninë – të kalojë fillimisht në komisionin parlamentar për politikë të jashtme, pastaj në sallën plenare, ku do të merrte mbështetje të gjerë dhe më pas përmes Këshillit të Ministrat”.

Qasja e Petkovit është e diskutueshme sepse, sipas Kushtetutës, politika e jashtme e Bullgarisë udhëhiqet nga qeveria, jo nga Asambleja Kombëtare.

Lajmi që dha Varhelyi

Varhelyi në postimin e tij e quan vendim historik për Evropën atë të liderit të opozitës Boyko Borissov i cili ka pranuar të japë votat në Parlament për të pranuar hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply