Thirrja e Berishës: Të ngrihemi dhe të mos lejojmë që fati jonë të vendoset në Beograd

Kryetari i PD, Sali Berisha beri thirrje sot qe shqiptaret te ngrihen per te mos lejuar qe fatet e tyre te vendosen ne Beograd. Do ngrihemi ne protesta te fuqishme”, tha Berisha

Kreu i demokratëve, Sali Berisha paralajmëroi një protestë të fortë ndaj kryeministrit Rama për shkak të bojkotit të pritshëm të samitit të BE-së ditën e nesërme.

Duke folur në një tryezë me ekspertë dhe diplomatë për rrugën europiane të Shqipërisë, Berisha u shpreh se “Ccdo ditë që ne nuk i dalim sot fatit tonë, por lejojmë që një aventurier i tillë të shkelmojë mbi identitetin tonë, mbi ëndrrën tonë ne bëhemi përgjegjës. Ai dje u nis turist në Francë. Normalisht ai sdo mund të kthehej më. Ai duhet të rrinte atje azilant me aktin që po projekton. Edhe atje po ti jepnin azil, pastaj do shkonte në Beograd”.

Sipas tij “nuk jam dakord me cciftimin që na bëjnë. Por ne nuk folëm kur Maqedonia e pësoi për fajin tonë. Megjithatë ky mund të mos jetë kurrë motiv që ne të kalojmë në anën e zezë të historinë, të kalojmë në anën serbo- ruse. Mendoj që ne duhet të thërrasim një protestë të fuqishme. Ky është një motiv në një farë mënyrë ekzistencial për kombin tonë. Nuk mundet kurrë njeri i shitur, i pashitur, cilido qoftë ai, të luajë me fatin tonë në këtë mënyrë. Edi Rama ka shndërruar Tiranën në Beogradin e vogël. Ne jemi kryeqyteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve”.

About Redaksia2

Check Also

Krimi del jashtë kontrollit, vritet me breshëri plumbash 40-vjeçari në Lezhë

Ekzekutohet në atentat Entjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt (biznesmenit që u vra …

Leave a Reply