Berisha: Bojkotin ndaj BE e mori padroni, zgjodhi Beogradin

Kryetari i PD Sali Berisha deklaroi sot se vendimi per bojkotimin e takimit ne Bruksel e ka marre padroni i Rames ne Beograd. “Mes Beogradit dhe Brukselit, Rama zgjodhi Beogradin”, tha Berisha.

Duke folur në një treyzë me ekspertë dhe diplomatë me temë “Të rikthejmë Shqipërinë në Rrugën Europiane”, Berisha tha se vendimi për bojkotin është marrë në Beograd.

“Në këtë proces të pranimit nga Edi Rama të hegjemonisë serbe në rajon u formua aleanca trilaterale me Jugosjallinë e vjetër plus Shqipërinë se Kosovën e konsideron pjesë të territorit të Serbisë. Në këtë proces u konsoliduan lidhjet jo vetëm me Beogradin, por edhe me Moskën. Ky process solli një përçarje dhe luftë të ftohtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ky process solli atë të cilën asnjë shqiptar që ëndërron, apo që sheh sit ë ardhmen më të mirë të vendit të tij dhe të fëmijëve të tij bë BE, nuk mund ta imagjinonte. Ndodhi që një aventuries, vasal pa interesa vendi dhe interesa kombëtare të deklarojë dje se refuzoj ftesën dhe nuk kam pse shkoj në Bruksel. Ky vendim merret në Beograd dhe shpall. Kurse ky (Rama) e thotë çfarë vendos padroni. Kurrë ndonjëherë fati ynë nuk ka qenë më larg duarve tona se sa këtë herë”, tha Berisha.

Sipas tij “nga qeveria u propagandua një Europë që ka problemet e veta të mëdha dhe i pasqyron te ne. u kalua në banalitete absurde që ne jemi gati për martesë por nusja nuk na vjen. Të gjitha këto për konsum propagandistik për shoqërinë tonë. Kjo që po ndodh këto ditë është përsëritje e asaj që ndodhi në 1944 dhe 1945 në kuptim të rreshtimit. Në ato vite ne u rreshtuam në anën e kundërt të historisë. Këto vite ne përsëri po rreshtohemi në anën e kundërt të historisë. Kjo ndodhi para syve tanë. Ballkani i Hapur apo minishengen që u themelua në Novisad sipas themeluesit të saj Vuçiç 3 ditë pas Samitit se kjo është Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë”.

About Redaksia2

Check Also

Skandali/Rama i fali sharlatanit Lucë 12 anije të dhuruara nga Japonia si ndihmë për Shqipërinë

Janë përfitimiet kolosale që Rama i ka dhuruar sharlatanit Lucë që ai bën kllounin për …

Leave a Reply