Lubonja: Rama është i kënaqur që morëm “Jo” nga BE

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit në Bruksel, ku Shqipëria mori një “Jo” tjetër për hapjen e negociatave. I ftuar në News24, Lubonja u shpreh se Rama, siç është i buzëqeshur te fotografia, është edhe i kënaqur që po marrim “Jo”.

Lubonja: Mendoj se Rama ka ndjerë një lloj presioni, edhe të opinionit ndoshta, por besoj se nuk është më e rëndësishmja pse ndryshoi Rama. Dihet që këta kanë një projekt alternativë, paralel, “Ballkanin e Hapur”, por që njëkohësisht pretendojnë se nuk është kundër idesë së Evropës.

Hipotezat mbi këtë projekt janë të shumta, por njëra është se në këtë mënyrë i bëhet presion Evropës, që neve po ecim këtej, presion moral mund ta quajmë. Për mendimin tim kjo është një fasadë. Lepuri fshihet këtu, që Rama, siç është i buzëqeshur te fotografia, është edhe i kënaqur që po marrim “Jo”.

Kjo në kuptimin, se Shqipëria nuk e meriton. Nëse hyn atje, duhet bërë me seriozitet edhe nga Evropa, duke parë standardet e Shqipërisë. E keqja e debatit është se duket sikur ne i kemi plotësuar, i kemi të gjitha në rregull, dhe del Bullgaria e na bllokon.

About Redaksia

Check Also

Skandal/ Linda Rama shtron drekë për Irena Gjokën, që mban të izoluar liderin e opozitës

Postimi i plotë Kryetarit të PD, Sali Berisha Një darkë zonjash! Të dashur miq, ditën …

Leave a Reply