Nga Artan FUGA
Lidhur me mundësinë ose jo të hapjes të negociatave me BE konstatohet një nervozizëm i pashpjegueshëm nga ana e lidershipit politik qeveritar në Shqipëri!
Presione psikologjike, fjalë që kalojnë maturinë diplomatike, adresime disi fyese ndaj BE, një lloj vetëkënaqësie a thua ne jemi margaritari i qelibartë dhe moskuptim i gjeopolitikave të sotme që kondicionojnë gjithçka.
Sot u arrit që BE u quajt impotente!
Pse me shqelm do ta hapim derën e BE ne mo?
Në vend të analizave të ftohta, veprimeve të matura, kërkesave pragmatike, ka një rrëmujë pasionante thirrjesh që dëmtojnë!
Duhet ruajtur serioziteti i shtetit, çelja e negociatave kërkon maturi, nuk është një miting elektoral në Yzberisht, a takim me patronazhistë!
Si është e mundur që Kuvendi i Shqipërisë fle për këtë çështje, po Komisioni i punëve të Jashtme, i Integrimit, lëre pastaj opozitën se nuk po kërkoj gjë!