Berisha: Deputetët të shkëputen nga Ali-Basha!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, deputetët janë të ftuar të bëhen pjesë e protestës së 7 korrikut, ë shkëputen nga Ali-Basha i cili është varianti bis i Lulzim Bashës në raportet me Edi Ramën.

“Deputetët janë të ftuar të rreshtohen me shumicën. Janë të ftuar të japin kontributin e tyre dhe të rreshtohen me shumicën. Të shkëputen nga Ali-Basha i cili është varianti bis i Lulzim Bashës në raportet me Edi Ramën. Vetëm një ndryshim mund të ketë se Bashës i bënte ndonjë telefonatë Rama, kurse për këta ka ngarkuar Taulant Bego Yaris apo Taulant Sharrën”, tha Berisha.

Berisha tha se, qëllimi i protestës është të ngrejë qytetarët në këmbë kundër këtij regjimi armiqësor. “Çdo njeri që i thotë vetes shqiptar, e konstaton këtë. T’i ngremë shqiptarët në këmbë kundër një regjimi që ka futur duart në xhepat e tyre dhe po i varfëron çdo ditë”.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse qytetarët do të kërkojnë të futen te kryeministria ose parlamenti, Berisha tha: “Edi Rama është i vetmi kryeministër që ia mbath para se të fillojnë protestat. Kjo është e vërtetë. Ndiqeni atë ditë, nga tunelet e Skraparit deri në galeritë e Klosit, në asnjë protestë ai nuk ka qëndruar në zyrë. Kemi të bëjmë me një front në këtë protestë. Vendimet merren nga koalicioni, nga fronti”.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply