Rama-Bullgarisë: Hiqni veton ose më duroni mua

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, që e kritikoi për mënyrën e të folurit.

Në një reagim në Twitter, Rama thotë se edhe ai vetë ka problem me mënyrën se si Bullgaria zgjidh çështjet dypalëshe duke përdorur BE-në.

E në këtë aspekt, Rama i ka kërkuar Bullgarisë që të heqë veton ose, siç thotë vetë, “të durojnë sjelljen e tij”.

“Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit. E drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet bilaterale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO. Miq, hiqeni veton ose më duroni mua.Dhe meqë ra fjala, miq të dashur bullgarë më lejoni t’ju rikujtoj se u desh një telefonatë e shkurtër me Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe sinqerisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri. Miqtë e vërtetë nuk dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin realisht me njëri-tjetrin dhe i japin dorën”, ka shkruar Rama

About Redaksia2

Check Also

Zv..Presidenti i RAI i përgjigjet Ramës: Të dielën…

Autori i emisionit në Rai 3 dhe zv/presidenti i televizionit reagon pas akuzave të Ramës… …

Leave a Reply