Barometri i Ballkanit konfirmon alarmin e PD: 42 përqind e shqiptarëve duan të emigrojnë

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARJA PËR ORGANIZATAT PARTNERE NË PD, MEGI BALLIU

42 përqind e shqiptarëve kërkojnë të emigrojnë. Shifra alarmante vjen nga Barometri i Ballkanit, një sondazh vjetor i Këshillit të Bashkëpunimir Rajonal.

Vendimi për të ikur kuptohet më qartë, po të vëresh një tjetër shifër të sondazhit.

88 përqind e shqiptarëve mendojnë se hendeku i pasurisë është thelluar. Pasi kanë humbur ‘luftën e klasave’, shqiptarët nuk shohin alternativë veç emigrimit.

Partia Demokratike dëshiron të theksojë edhe njëherë rrezikun e shpopullimit të vendit. Të gjithë treguesit, të gjitha sondazhet, e dëshmojnë këtë.

Përsëritja e faktit dhe mesazhit nga opozita nuk bëhet për qëllime të tjera, por veç një arsye: një Shqipëri e boshatisur përbën një emergjencë kombëtare.
Kjo kambanë bie për ata që kanë veshë!

Me sa duket, jo për qeverinë, që bën veshin e shurdhër.

Ata shohin oborrin e tyre dhe thonë: qentë le të lehin, karvani të bëjë përpara!

Ne shohim karvanin e njerëzve që ikin dhe një Shqipëri në rrezik.

About Redaksia

Check Also

Opozita po i përgjigjet grushtit të shtetit brenda shtetit, Taulant Balla është simbol i krimit në qeveri

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, mosbindja civile në parlament është mënyra se si …

Leave a Reply